E Shtunë, 31 Tetor 2026

Menaxherët, siç do vetë

Drejtori Ekzekutiv i QKU’së, bashkë me Zëvendësin e tij, tashmë ka larguar nga puna një menaxher të lartë të QKU’së, ndërsa ua ka ulur pozitat e punës edhe tre menaxherëve të tjerë. Katër menaxherët, të cilëve u janë dhënë vendimet, konstatojnë tendencat politike të Shefave të QKU’së, Ali Sadriut dhe Rrahim Krasniqit.

Skënder Shabanit, menaxher i personelit dhe i administratës, Gazmend Rushitit, menaxher i prokurimit, Musa Vitisë, auditor i brendshëm si dhe në QKU, përmes një vendimi u është shqiptuar kjo masë, përderisa Islam Krasniqi, shef i shërbimeve teknike, është larguar nga puna pas dy vitesh pune në spitalin më të madh në vend.

Të gjithë menaxherët thonë se kjo është shkelje flagrant e ligjit. Ata edhe më herët kanë thënë se vetëm për shkak të mosbindjeve të tyre politike me drejtorin dhe zv.drejtorin mund të mbesin pa punë.

I gjithë procesi për uljen e pozitave të tyre dhe largimin e njërit nga ta ka filluar muaj më parë për të përfunduar të premten, pasi që Komisioni disiplinor vendos për këto masa duke u thirrur në gjynahet që kanë bërë këta menaxherë në vitet e fundit.

Secilit i është dhënë vendimi i nënshkruar nga kryetari i Komisionit, Mustafë Bërbatovci.

Përveçse këta zyrtarë të lartë të QKU-së thonë unanimisht se ka shkelje të ligjit, ata janë habitur kur kanë parë në fund të vendimit, nënshkrimin e kryetarit të Komisionit e vulën e Drejtorisë ekzekutive të QKU-së.

Komisioni disiplinor i QKU-së në përbërje prej Mustafë Bërbatovcit, Fatime Gashit, Agron Gashit, Rifat Bajramit dhe Fatime Gashit kanë marrë këto vendime duke sqaruar “gjynahet” që kanë bërë këta menaxherë.

Skënder Shabani, menaxher i personelit dhe administratës në QKU, sipas këtij vendimi thuhet që i është ulur pozita për shkak të “gjynaheve” që ka bërë gjatë ushtrimit të profesionit.

“Është vërtetuar se gjatë vitit 2009, në 19 raste ka lëshuar vendime të pushimeve pa pagesë në kohëzgjatje më të gjatë se afati i kontratës. Këtë e ka vërtetuar Komisioni për kontrollin e pushimeve pa pagesë dhe ndalesave për pushime mjekësore”.

Të bindur se ndaj tyre është bërë një padrejtësi e madhe, menaxherët kanë akuzuar drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e QKU-së për shkelje flagrante të ligjit me rastin e uljes së pozitave dhe largimin e njërit prej tyre.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Express)

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›