E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 23-vjeçarit, qëlloi me armë pesë persona

Autori i Lajmit: red.
Përfundon në pranga 23-vjeçari që qëlloi me armë pak ditë më parë pesë persona. Burime nga policia e kryeqytetit bënë të ditur dje se është arrestuar Arjan Doçi, 23 vjeç, banues në Selitë. Sipas të njëjtave burime mësohet se ndalimi i tij u krye pasi më 10 prill 2009, rreth orës 22.00, në afërsi të bllokut “Vasil Shanto”, dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri kundër shtetasve Dario Baruti, Ergys Kaso, Bojken Kaso, Eglind Bejko dhe Armand Kashari. Në këtë konflikt është plagosur Denada Stafa, e cila në momentin e ngjarjes po kalonte aty pranë. Ndërkohë strukturat e hetimit të Krimit të Policisë së Tiranës, kanë shpallur në kërkim Elvis Doçin të dyshuar si bashkëpunëtor të të arrestuarit. Materialet në ngarkim të të dyshuarve do t i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, e mbetur në tentativë”, “Plagosjes së lehtë nga pakujdesia” dhe të “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve.

Ky lajm është publikuar: 15/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›