E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përplasja me armë te stadiumi, pranga autorit

Autori i Lajmit: red.
Përfundon në qeli autori i plagosjes së një personi në afërsi të stadiumit të Lezhës. Një operacion i zhvilluar nga policia e Lezhës gjatë ditës së djeshme, çoi në kapjen e një personi të shumëkërkuar për një vrasje të mbetur në tentativë, ndodhur nëntorin e kaluar. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se dje u bë e mundur kapja e 32-vjeçarit Aleks Deda, banues në Lezhë. Sipas të njëjtave burime mësohet se ai ishte shpallur në kërkim, pasi për të, Gjykata e rrethit Lezhë ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Deda akuzohet për veprat penale “Tentativë vrasjeje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, pasi më 14 nëntor 2008 ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Sajmir Ndoja, ngjarje e ndodhur përballë stadiumit në qytetin e Lezhës. Sipas policisë, mësohet se bëhet fjalë për një përleshje me armë zjarri që kishte ndodhur mes Dedës dhe Ndojës. Ky i fundit, ishte arrestuar pak minuta pas ngjarjes së ndodhur dhe tani që të dy përballen me të njëjtat akuza.

Ky lajm është publikuar: 15/04/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›