E Diel, 1 Nëntor 2026

"Arta Bare" u premton 5 eunukëve të tjerë të tryezës, se opozita nuk do tërhiqet nga shkatërrimi i institucioneve

Hetimi i "provave" nga 100 prokurorë, një variant për zgjidhjen, por Edvini është i vendosur në çmendurinë e tij


Në një kohë kur mazhoranca ka zyrtarizuar një propozim tepër konkret për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës të shumë trumbetuara nga opozita, burime pranë selisë rozë bëjnë me dije se një pjesë e deputetëve mbështesin plotësisht këtë nismë, por nuk mjaftohet me kaq. Edvin Kristaq Rama, kryetari me kohë të plotë i Kutive, i zënë në panik nga deklarata e kryeministrit Berisha për të vënë në lëvizje 100 prokurorë për të hetuar pretendimet e opozitës, ka paralajmëruar përmes hispanikëve të tij, se nuk ka ndërmend nga lëvizja e rrugës, pavarësisht angazhimit institucional të mazhorancës, duke e konsideruar kushtin e hapjes së kutive, si të panegociueshëm. I nisur në çmendurinë e tij, për të sfiduar ligjet dhe kushtetutën e vendit, Kryetari i Kutive në bashkëpunim të ngushtë me Artën e Lagunës, kryediplomatja e ‘periferisë’ politike, thanë dje se nuk pyesin për prokurorët e Berishës, por se po përgatiten për protesta dhe lëvizje masive gjatë muajit prill. Kjo kokëfortësi e të “krisurit politik” dhe trajtimi i çështjeve gjyqësore si tematika politike dhe pjesë të pandashme të pazareve të rëndomta, të cilat ai i lakmon fort, pritet të sjellë një tjetër lëvizje brenda PS-së, pasi disa deputetë të selisë ylberiste i kanë kërkuar depozitimin e provave që Rama ka propaganduar në media... Fakti që Edvini hesht dhe përcjell grahmën e tij, përmes Arta Bares, madje duke kërcënuar se nuk do t’i dalë nga fjala 5 eunukëve të tjerë, të cilët vendosën të dielën përdorimin e metodave të rebelimit kundër forcës së pushtetit dhe njëherazi masivizimin e një fushate shpifjes dhe mashtrimesh, ndaj mbarë opinionit publik. Arta e ‘kutive’ të Aldo Bares thotë se rruga e vetme kundër kësaj qeverie është lëvizja rebeluese, pavarësisht se vendi ka nevojë për më tepër konsensus politik dhe një bashkëpunim bipartizan, për reformat që duhen realizuar, përpara se të pretendojmë integrimin në BE. Megjithatë, klika e Edvinit për të përshkallëzuar qëndrimin kundër pushtetit pritet të zbehet dhe atij do t’i kërkohet me ngulm të dorëzojë provat, për të cilat ka thënë se i disponon. Ky presion i shpallur nga deputetët opozitarë, duket se e ka vënë në vështirësi Edvinin dhe njëherazi i ka shtuar dhimbjet e kokës, se cilën rrugë të ndjekë, të tregojë publikisht se nuk zotëron asnjë fakt dhe asnjë provë, apo të vazhdojë me çmendurinë antikombëtare, për të sfiduar institucionet shtetërore dhe bllokimin e reformave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›