Kryetar “Kutia” u tmerrua nga 100 prokurorët, sajoi tjetër mashtrim për t’u shpëtuar hetuesve
Reagon Partia Demokratike
Partia Demokratike deklaron se kryetari part-time i Bashkisë dhe me kohë të plotë i Kutive, po sajon të tjera tymnaja për të justifikuar mospjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 2011-s.
Zëdhënësja e PD-së deklaroi se Edvini u tmerrua nga ‘Ok’-i i mazhorancës për të hetuar çdo pretendim me ndihmën e 100 prokurorëve, kërkoi sërish të marrë në dorë vendimet e pushtetit gjyqësor.
“Edvin Kristaq Kriza apo Kryetar 2 K sërish i tmerruar nga transparenca e hapjes së kutive, pas ofertës së shumicës për hetim të çdo gjëje me ndihmën e 100 prokurorëve e hodhi poshtë këtë ofertë. Sot Kryetar Kutia nxori për të shpifur dhe trilluar ndrikullën e organizatës terroriste “Hakmarrja për drejtësi”, ku kërkoi sërish që të marrë në dorë vendimet e gjykatave, refuzoi hetimin e komisionit parlamentar të kombinuar me atë të prokurorisë dhe kjo vetëm se nuk disponon qoftë dhe një provë apo fakt të vetëm për të vërtetuar pretendimet e tij”, u shpreh zëdhënësja e PD-së.
Ajo u shpreh, se Partia Demokratike informon qytetarët shqiptarë se nuk është transparenca ajo që kërkon zoti Rama, por vazhdimi i këtij seriali trillimesh dhe mashtrimesh për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale ku sigurisht që e pret një disfatë e plotë.
...