E Diel, 1 Nëntor 2026

Penguan helikopterin, shoqërohen në polici 20 persona

Moszhvillimi i zgjedhjeve në Komunën Shalës të qarkut të Shkodrës është shoqëruar një aksion të gjerë të Policisë së Shtetit, e cila në mbrëmjen e djeshme ka shoqëruar në komisariatin e Malësisë së Madhe rreth 20 persona si shkaktarë të problematikës së hasur gjatë ditës së djeshme. Sicc raportohet shoqërimi i 20 personave është bërë për shkak se ata dyshohet se kanë penguar helikopterët e forcave ushtarake që të ulen në tokë për të dorëzuar bazën materiale zgjedhore. Për të shoqëruarit mësohet se nuk ka ende mandate arresti, pasi më parë policia ka vendosur t’i marrë ata në pyetje. Në komunën e Shalës proçesi nuk u zhvillua dhe pse baza materiale ka shkuar me mjete ajrore në limitet e afatit kohor të parashikuar me ligj, pas disa tentativave për ulje të helikopterëve. Problemet për komunën e Shalës kanë filluar që pasditen e së shtunës. Në KZAZ 42 që përfshin këtë komunë, anëtarët kanë patur mosmarrveshje lidhur me listat e komisionerëve të qendrave të votimit të kësaj komune. Kjo pasi disa nga komisionerët përfaqësues të “Aleancës për të Ardhmen” nuk kanë qenë banorë të kësaj komune, por të fshatrave të tjerë të zonës së Dukagjinit, ndërsa komisionerët përfaqësues të “Aleancës për Qytetarin” kanë qenë punonjës të komunës, ccka bie në kundërshtim me ligjin. Për të ndihmuar në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kanë ardhur nga KQZ përfaqësues të saj. Situata u duk se marri zgjidhje me zëvendësimin e anëtarëve të komisioneve të 5 qendrave të votimit, ndërkohë që nga Tirana është nisur baza materiale me helikopterët ushatarakë. Por megjithatë, në Theth dhe Lotaj mësohet se nuk e kanë lejuar bazën materiale të shkojë tek qendrat e votimit pasi e kanë bllokuar në rrugë dhe ajo është kthyer prapa. Deputetë të PD dhe PS të qarkut të Shkodrës kanë qenë të pranishëm pranë KZAZ 42 dhe në Shalë dhe janë përpjekur të ndikojnë për zbutjen e problemeve dhe zhvillimim e proçesit në këtë komunë, por pa mundur të japin zgjidhje. Për kreun e komunës malore të Shalës , më e madhja në katër të tilla që ka zona e Dukagjinit, garojnë kreu aktual i saj Dedë Tonaj i PD që më 8 maj mori 692 vota, dhe Bal Vuksani i PDK dhe “Aleancës për të Ardhmen” që më 8 maj mori 578 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›