Arta Dade, fabrika e parë e Edvinit prodhon alibinë finale të bojkotit
Paralajmërimi për ngushtimin e lakut të kryetarit të PS-së
Pak përpara mbajtjes së mbledhjes së grupit parlamentar, njëra nga mentorët e Edi Ramës, Arta Dade, ithtarja e vjetër dhe e re e bojkotit, ka paralajmëruar për BBC-në se bojkoti edhe mund të mbyllet, meqenëse ai ia paskërkësh arritur qëllimit.
“Grupi i Partisë Socialiste ka qenë vazhdimisht i gatshëm që mbas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve për të hyrë në parlamentin e Shqipërisë. Sigurisht duke kërkuar transparencën e plotë të procesit zgjedhor përfshirë edhe hapjen e kutive. është për këtë arsye që ne kemi qëndruar jashtë parlamentit sepse kjo kërkesë nuk është përmbushur. Fakti që kjo kërkesë e opozitës ka marrë tashmë vëmendjen jashtëzakonisht të madhe do të thosha dhe këtë e tregon jo vetëm prezenca e Këshillit të Europës, por edhe e një numri personalitetesh të tjerë në Tiranë, tregon që bojkoti i opozitës ka dhënë frytet e veta në sensibilizimin e gjithë opinionit ndërkombëtar por edhe vendas...”, tha Arta Dade, duke u munduar të mbajë sa të mundet në këmbë një alibi për kthimin jo fort me turp të socialistëve në parlament.