Arta Dobroshi: Do të më shihni si regjisore
E ka pranuar menjëherë ftesën për të ardhur në Tiranë. Arta Dobroshi, aktorja kosovare, ishte e pranishme në shfaqjen e parë të filmit "Heshtja e Lornës", një bashkëpunim me belgët Luc dhe Jean-Pierre Dardenne. Roli që e bëri të njohur në të gjithë Evropën, e sjell aktoren edhe para publikut shqiptar. Pas dy ditësh, ajo do të udhëtojë në një tjetër ceremoni çmimesh. Akademia Evropiane e Filmit e ka nominuar për aktoren më të mirë. Pavarësisht kësaj, ajo shprehet se do të jetë e hapur ndaj bashkëpunimeve shqiptare nëse i propozohet një skenar i mirë. E ndërsa këto kohë imazhi i saj vetëm rritet, Artës i pëlqen të shkruajë, por më shumë të provojë veten si regjisore. Ajo shprehet se në një të ardhme kjo do të jetë shumë e mundur, por nuk bën të ditur ndonjë projekt konkret përderisa deri më tani ka vetëm ftesa.
"Heshtja e Lornës" më në fund u shfaq edhe në Tiranë. A e prisnit këtë takim me publikun shqiptar dhe si u ndjetë?
Sigurisht. Unë këtu ndjehem si të jem në shtëpinë time dhe më erdhi vërtet mirë që organizatorët arritën ta marrin filmin. Kur më erdhi ftesa nga Tomas Logoreci për të qenë e pranishme në këtë projeksion, pranova menjëherë.
Më parë, publiku ju ka parë në filmin "Syri magjik" i Kujtim Çashkut, më pas në "Trishtimi i Zonjës Shnajder" i Piro Milkanit. Pyetja që bëhet më shpesh është se çfarë ka ndryshuar tek Arta si aktore, por edhe si njeri pas bashkëpunimit me vëllezërit belgë Dardenne?
Jam po ajo Arta që kam qenë. Edhe pse pata fatin të bashkëpunoja me regjisorët belgë, kjo nuk është një arsye që të më ndryshojë si njeri. Ndërsa si aktore, bashkëpunimi me vëllezërit Dardenne ka qenë si një shkollë e dytë për mua. Më shumë se një muaj e gjysmë kemi bërë prova, kohë në të cilën m‘u desh të mësoja dhe frëngjishten, e më pas kemi xhiruar për tre muaj e gjysmë të tjerë. Në gjithë këtë kohë, ata kanë qenë shumë të hapur. Na merrnin shpesh mendime për realizimin e skenave të caktuara, provonim dy apo tri të tilla e pastaj vendosnim. Kjo mënyrë e të punuarit më ka ngjallur vetëbesim dhe e kam ndjerë veten të lirë për të krijuar.
Akademia Evropiane e Filmit iu ka nominuar për çmimin e aktores më të mirë. Çdo të thotë kjo për ju?
Ndjehem e nderuar që më kanë nominuar dhe vendosur përkrah emrave të disa prej aktoreve që i vlerësoj shumë. Më datën 5, do të udhëtoj për të qenë e pranishme në ceremoni, por nuk ka shumë rëndësi nëse do të marr një çmim. Tashmë ndjehem e respektuar.
Roli i Lornës iu ka bërë të njohur në të gjithë Evropën dhe iu ka hapur rrugën për bashkëpunime të tjera. Si mbeten raportet tuaja me regjisorët shqiptarë?
Nëse një skenar më pëlqen, atëherë me siguri që do të pranoj të bashkëpunoj, pavarësisht nga fakti nëse ai mund të jetë shqiptar, belg apo rus. Nuk kufizohem nga nacionaliteti. Mjafton të ketë një ngjarje e karaktere interesante. Nuk jam aktore se doja të isha e famshme, por se e kisha pasion. Edhe tani punoj me të njëjtën energji siç kam punuar edhe kur isha studente, vetëm ndryshon mënyra se si më shohin të tjerët.
Ju shkruani gjithë çka ndjeni gjatë realizimit të një roli. Mund të ndodhë që në të ardhmen të shkruani një ngjarje të plotë, të jeni skenariste?
Është e mundshme dhe normale, por më pëlqen shumë të bëj regjisoren. Kam qenë dy herë asistente-regjisore në shfaqje dhe gjithashtu kam ndihmuar vëllain tim për të bërë filma. Më ka pëlqyer shumë regjia dhe nuk e përjashtoj se në të ardhmen ta provoj. Kur isha e vogël, kam mbajtur çdo ditë ditar. Tashmë shënoj në fleta vetëm nëse më ndodh diçka interesante apo kur jam e brengosur. Këto letra i ruaj, sepse kam gjithnjë e më pak kohë për të shkruar.
Në Tiranë, iu kanë shoqëruar edhe prindërit tuaj...Si e përjetojnë ata çdo sukses tëndin?
Kisha tre muaj që nuk i shihja dhe kur mora ftesën për në Tiranë i njoftova dhe ata. Edhe shumë vite më parë, kam jetuar mes Prishtinës, Tiranës, Amerikës, Sarajevës. Edhe tani jetoj më shumë në avion. Por sigurisht që bashkë me ta kemi kaluar kohë të vështira e janë munduar të na edukojnë mirë. Ata ndjehen mirë për çdo sukses timin dhe krenarë.