Puçini, një mesazh vdekjeje në Tiranë
"Kapota" vjen e para, "Motër Angjelika" e dyta dhe "Xhani Skiki", e treta. Janë tri pjesët që përbëjnë atë që quhet "Triptiku" i Puçinit. Për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, kjo është një ngjarje historike. Për herë të parë në skenën shqiptare, "Triptiku" ngjitet në skenë. Në Shqipëri është premierë absolute, edhe pse vepra për herë të parë është prezantuar para publikut njujorkez në teatrin "Metropolitan" në vitin 1918. Që nga ajo kohë, "Triptiku" i Puçinit është shfaqur me mjaft sukses në teatro të ndryshëm të botës. Opera është shkruar në një periudhë tranzicioni, në një kohë mjaft të vështirë për botën mbarë mes viteve 1800 dhe 1900. Ajo u përket viteve kyç të luftës së madhe. "Triptiku" vjen si një reflektim ndaj shqetësimeve të kohës. Ajo çfarë Puçini realizon përgjatë tri operave është një reflektim i thellë, tepër i hidhur për natyrën njerëzore. E në fakt, regjisori Nikolin Gurakuqi, ai që po përgatit ngjitjen në skenë të veprës në fjalë, e cilëson "Triptikun" si një vepër shumë të veçantë të repertorit operistik të Puçinit. "Nëpërmjet kësaj vepre, ai ka dashur të japë një mesazh filozofik: vdekja që vjen në forma të ndryshme. Të tria këto vepra bashkohen prej filozofisë së vdekjes", thotë ai.
Nikolin Gurakuqi, tregon se në këtë vepër të Puçinit, ndihen qartë ndryshimet nga njëra operë në tjetrën. Vënia e tyre në skenë është një sfidë më vete për regjisorin, i cili "Triptikun", po e sjell me të njëjtin përkushtim, e me të njëjtën dashuri si edhe shumë vepra të tjera në skenën e TOB.
"Ato janë shumë të ndryshme, pavarësisht se janë shkruar nga i njëjti autor. Ai pikërisht këtë ka dashur të tregojë të realizojë tri opera me ngjyra të ndryshme, me stile, karaktere dhe me gjuhë të ndryshme muzikore po aq sa edhe me orkestracion të ndryshëm. Megjithatë, duhet thënë se me gjithë këto ndryshime, orkestracioni vjen shumë modern, ashtu siç ndodh zakonisht në veprat e Puçinit. Ai brenda një shfaqje të madhe që zgjat tri orë kërkon të shfaqë talentin e tij, si nëpërmjet gjuhës skenike ashtu edhe nëpërmjet dramaturgjisë muzikore skenike", vazhdon më tej Gurakuqi.
Vepra asnjëherë nuk ka qenë pjesë e repertorit të Teatrit shqiptar të Operës dhe Baletit. "Në traditën 50-vjeçare të Teatrit të Operës, kjo vepër nuk ka qenë e njohur, edhe pse në festimet e 150-vjetorit të ditëlindjes së Puçinit, shumë teatro në botë e kanë ngjitur në skenë "Triptikun". Vetëm gjashtë muaj më parë, vepra u ngjit në skenën e La Scala-s si një homazh ndaj kompozitorit të madh. Ndërkaq, mund të themi se ne po e mbyllim vitin e Puçinit me këtë produksion të ri, që është një premierë absolute për TOB", vazhdon më tej regjisori Nikolin Gurakuqi.
Rreth 30 personazhe marrin pjesë në "Triptikun" e Puçinit. Për këtë arsye, Gurakuqi tregon se për realizimin e saj i është dashur të marrë edhe elementë të rinj nga Akademia e Arteve. Sipas tij, ky bashkëpunim është një ndërmarrje shumë e madhe. Opera "Kapota", e para e "Triptikut", u krijua prej kompozitorit Xhakomo Puçini prej "La Houppelande" e Didier Gold. Ndërsa "Motër Angjelika", është subjekti i parë origjinal i muzikuar nga Puçini. Subjekti u propozua së bashku me Xhani Skiki, nga Giovaçhino Forzano. Menjëherë zgjoi interesin e Puçinit, ndoshta sepse në dramën e vajzës së re të detyruar të bëjë jetën e murgeshës, sepse kishte një fëmijë jashtë martese, ishin të gjitha elementet për të zbuluar frymëzimin poetik ndaj Zotit. Dy veprat e Forzanos përfunduan në një kohë rekord dhe me gjithë kompozimin e tyre po aq të shpejtë, Puçini i thelloi veçoritë e ambientit, karakteristikat e personazheve dhe të skenës. Por "Xhani Skiki", mbetet e vetmja operë gazmore e Puçinit. Puna mbi Skiki ishte përqendruar pikërisht mbi tentativën për të nxjerrë në pah karakteret groteske të personazheve të shkujdesura nga domethënia e vdekjes. "Triptiku" i Puçinit vjen nën dirigjimin e italianes Xhana Frata, asistent dirigjent, Dritan Lumshi. Interpretojnë Eva Golemi, Mariana Leka, Armaldo Kllogjeri, Sidrit Bejleri etj. Të ftuar specialë në këtë shfaqje janë tenorët Sahap Cuneyt Unsal dhe Dobromir Tzvetanov. Skenografia e veprës së Puçinit, në TKOB, i është besuar Platon Bardhit, ndërsa kostumet do të vijnë prej Teatro Lirico "G. Verdi". Vepra do të vihet në skenë në datat 7, 10, 11 dhe 12 dhjetor në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë.
"Kapota"
Mbi Senë është ankoruar një varkë e vjetër. Padroni është Mikele, një burrë i martuar me Xhorxhetën. Ai dyshon se e shoqja e tradhton. E në fakt, kjo është e vërtetë. Ajo e tradhton me Luixhin. Mikele ngurron duke menduar se kush mund të jetë i dashuri i të shoqes. Ai mendon hakmarrjen, duke tymosur llullën e tij. I tërhequr nga sinjali i dritës së zbehtë, Luixhi hidhet mbi varkë duke kujtuar se e pret e dashura. Mikele i hidhet përsipër, e shtrëngon për fyti, e detyron të pranojë dashurinë e tij dhe e mbyt. Trupin e pajetë e mban poshtë kapotës së tij. Xhorxheta vjen në kuvertë, sikur të parandiente diçka, por kur i afrohet Mikeles, ky i fundit hap kapotën dhe lë të bjerë në tokë trupi i pajetë i Luixhit. Për realizimin e "Kapotës" kompozitori Puçini, u frymëzua prej "La Houppelande" e Didier Gold.
"Motër Angjelika"
Ngjarja ndodh rreth fundit të shekullit të 17-të, në një manastir. Prej shtatë vitesh motër Angjelica, që vjen nga një familje aristokrate, është mbyllur në një manastir për të shlyer një mëkat dashurie. Atë e kanë detyruar të vishet murgeshë. Gjatë kësaj periudhe nuk ka marrë vesh asgjë për fëmijën e lindur nga ajo dashuri dhe që iu mor me forcë menjëherë pas lindjes. Atë e thërret në dhomën e pritjes hallën e saj, Princeshë. Angjelika kërkon të dijë për fëmijën. Ajo zonjë e vjetër, e ftohtë dhe e prerë, i tregon që prej dy vjetësh ai ka vdekur. Motër Angjelika, shkon në kopsht të manastirit, mbledh disa barëra helmuese dhe me to përgatit një lëng vdekjeprurës. Në çastet e fundit, i shfaqet Shën Maria dhe me një gjest amësor, shtyn fëmijën drejt krahëve të të vdekurës.
"Xhani Skiki"
Xhani Skiki, i njohur në gjithë Firencen për mendjemprehtësinë e tij, thërritet nga të afërmit e Buoso Donatit, një tregtar i pasur që sapo ka dhënë shpirt, me qëllim që të shpikë një zgjidhje për të shpëtuar nga një situatë e pakëndshme: i afërmi i tyre në fakt ia ka lënë pasurinë trashëgim një kuvendi priftërinjsh, pa lënë asgjë në favor të tyre. Skiki përgatit planin që më pas do të shndërrohet në një lojë. Meqenëse askush nuk është në dijeni të vdekjes, urdhëron që kufoma e Buoso-s transportohet në dhomën ngjitur në mënyrë që ai vetë të futet nën mbulesa dhe nga krevati i të vdekurit, duke imituar zërin e tij, t‘i japë noterit dëshirat e fundit.
Ai kërkon që e gjithë pasuria të kalojë në emrin e Skikit, në pronësi të tij.