E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëri-Rusi, bashkëpunim kulturor dhe shkencor

U nënshkrua dje një marrëveshje bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Federatës Ruse në fushën e artit pamor, kryesisht teatër, kinematografi, pikturë dhe fotografi, në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore, në fushën e sportit dhe të rinisë. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango dhe ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Prishepov nënshkruan marrëveshjen. Sipas ministrit Pango, programi i bashkëpunimit kulturor dhe shkencor mes Rusisë dhe Shqipërisë ka si qëllim të zhvillojë dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e kulturës. Ndërsa nga ana e tij, ambasadori rus, Aleksandër Prishepov, nënvizoi se kjo marrëveshje konkretizon dhe zgjeron hapësirat e bashkëpunimit tonë në fusha të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›