E Diel, 1 Nëntor 2026

"Spanja në kaleidoskop", tani edhe në Korçë

"Spanja në Kaleidoskop", pas Shkodrës, është ndalur në Korçë. Gjashtë filma, të gjithë produksione spanjolle do të shfaqen falas në ekranin e kinemasë "Millenium" për dashamirësit e kinematografisë. Ambasada spanjolle ka sjellë nëpërmjet këtij projekti të veçantat dhe magjinë e kinematografisë së këtij vendi. Kinematografia është zgjedhur si forma më e mirë e shprehjes së aktualitetit dhe botës spanjolle me karakterin dhe problematikën e saj. "Spanja në kaleidoskop" siç është titulluar java e filmit, synon të sjellë diversitetin e kulturave. Për këtë aktivitet të veçantë kinematografik janë përzgjedhur filmat më të vlerësuar në rang ndërkombëtar të produksioneve spanjolle në vite dhe ato të cilat kanë marrë çmime të shumta kinematografike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›