Xhazi, kolona zanore e shekullit XX
Për nazistët ishte muzikë e degjeneruar, për bolshevikët diçka "çnjerëzore që poshtëronte dinjitetin e individit me urtësinë që të acaron, dhe frymëzimin nga ritmet e makinave", thoshte dikur Anatolij Lunaciarskij, një leninist i çmendur. Filozofi Theodor Adorno e cilësonte si "gënjeshtra e radhës e prodhuar nga kultura e masës", ndërsa që nga vitit 1924 rabini njujorkez, Stephen Samuel Wise, pati thënë: "Vetëm kur Amerika të gjejë shpirtin e saj, xhazi do të zhduket. Do të vdesë ngadalë, do t‘i përkasë së kaluarës dhe askush nuk do ndiejë keqardhje për të". Edhe pse sot askush nuk e beson, ka qenë një kohë kur edhe muzika xhaz nuk e ka pasur "jetën" të lehtë. Megjithatë, pavarësisht censurës nga çdo anë, arriti të bëhej kolona zanore e shekullit XX, ose të paktën në gjysmën e parë të shekullit XX, kur muzika rrok dhe pop e shndërroi në një muzikë vetëm për elitën. Edhe pse lindi mes njerëzve të varfër në qytetin me shumë raca të Nju Orlinsit, xhazi nuk ka qenë kurrë muzikë për masat e gjera, edhe pse ritmi i tij ka "skanuar" historinë e shekullit të shkurtër, duke u shpërndarë kudo si një sëmundje ngjitëse. Pushtoi pikturën, fotografinë, kinemanë, madje edhe filmat e animuar. Një histori e rindërtuar në një ekspozitë që u inaugurua pak ditë më parë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 15 shkurt të vitit 2009, në një nga muzetë më të famshëm në Francë. Ekspozita do të titullohet "Shekulli i Xhazit" dhe do të bashkojë artin, kinemanë, muzikën dhe fotografinë, gjithçka që ka lidhje me këtë muzikë. Nuk mungojnë aty as fotot e Betty Boop, çapkënes së filmave me kartonë të viteve ‘30 dhe në të njëjtën kohë ikonë dhe parodi e vajzave të këqija të kohës së xhazit, apo ajo e artistit francez Henri Matisse, në 1947-ën, që titulloi "Jazz" një nga librat e tij më të bukur artistikë. Për të, xhazi ishte sinonim i "improvizimit ritmik dhe kromatik": një formulë kjo që u përshtat edhe me veprën e një tjetër mjeshtri të artit bashkëkohor, Piet Mondrian. Mondriani e kishte jetuar moshën e xhazit në Paris në vitet ‘20 dhe ‘30. Ekspozita ndjek pothuajse gjithë labirintet e përshkruara nga kjo muzikë dhe ndërthur pikturën e videot, muzikën e grafikën. Aty tregohet se si në vitin 1917, "Original Dixieland Jazz Band" incizoi diskun e parë me muzikë xhaz. Edhe pse muzika xhaz u bë e famshme si muzikë e njerëzve me ngjyrë, anëtarët "Original Dixieland Jazz Band" ishin të gjithë të bardhë, gjë që na kujton se në origjinën e xhazit nuk janë vetëm pianistët e zinj të bordellove të Nju Orlinsit. Megjithatë, prejardhja e xhazit mbetet e lidhur me këngët dhe ritmet afrikane të ish-skllevërve, që më në fund dilnin jashtë getove dhe përmes muzikës nisën të ndërtonin një dinjitet dhe identitet të vetin. Sigurisht, me shumë mund në fillim, ku shpesh ishin të detyruar të visheshin si njerëzit e egër në kabaretë raciste vetëm për të bardhët, si "Cotton Club" në Harlem. Sigurisht që aty nuk mungojnë edhe paradokset e çuditshme, siç tregon filmi i parë zanor i historisë së kinemasë, i titulluar "The jazz singer", ku tregohet historia e një djaloshi hebre që ngjyroset me të zezë për të dalë nga kori i sinagogës dhe për të kënduar në klubet e natës. Ritmet xhaz kanë shënuar edhe integrimin racial. "Xhazi është molekula e parë e qytetërimit euroafrikan", shkruante dikur një shkrimtar i madh francez.
Ata që e bënë të famshëm
Faqet plot me ajër, që papritur bëhen sekuenca notash tingëlluese, shkopinj që fluturojnë në duar të furishme, gishta me kallo që prekin kontrabasin dhe buzë të fryra e të buhavitura që shprehin tingullin e artë të trombës. Fryma e fuqishme që del nga trupi dhe transformohet në tingull, duar delikate të mbështetura në tastierën e pianos që kërkojnë akordimin perfekt. Gjithçka në xhaz duket sikur fillon nga një gjest. Diafragma që dridhet dhe mendja që udhëheq e koordinon mijëra muskuj të krahëve dhe të fytyrës. Nëse xhazi sot ka dalë "fitimtar" nga fillimi i shekullit XX, kur shënohen edhe fillimet e tij, ka marrë prestigjin e nderit absolut dhe është shndërruar në markë garancie mes mbretërisë së artificialitetit në botën e muzikës. Kjo i detyrohet kultit të tij, zanafillës së vërtetësisë. Xhazi është muzika që nuk gënjen. Aty njeriu është vetëm me instrumentin e tij dhe ajo që ka për të thënë është lakuriqe, e zbuluar. Aty, procesi krijues, pjesa më intime dhe sekrete e mendimit të një artisti, i ofrohet publikut pa asnjë lloj shpërblimi. E gjithë kjo shndërrohet në një veprim, i cili në xhaz quhet një refleks i lëvizjes së shpirtit. Miles Davis palosej në një pozicion gati fatal me trombën, që dukej sikur "përgjërohej" në stomakun e tij. Duke futur brenda atë që nxirrte nga goja, ishte vetë trupi i tij që bënte gjeste pa fund. Dizajnonte harqe të buta dhe dukej indiferent në kulm ndaj faktit se dikush aty jashtë do ta kuptonte atë që po ndodhte me të. Ajo siluetë e riharkuar u bë si një imazh i paharrueshëm nga adhuruesit e xhazit. Çarli Mingus, me trupin që i dridhej, pushtonte kontrabasin dhe e përdorte atë me shkathtësinë e një kitaristi dhe me shikimet e tij i impononte pjesës tjetër të grupit nevojën e një uljeje, ngritje, apo rifillimit të një marrëzie. Keith Jarrett, kur i binte pianos, dukej sikur bënte dashuri, ose më mirë sikur kërkonte të bënte. Në fillim duke i urryer tastet, pastaj duke i ledhatuar, duke i prekur me gjoks, plot inat dhe joshje, duart e tij magjike që fluturonin lehtësisht dukeshin sikur e njihnin prej kohësh tingullin e sikur udhëhiqeshin nga një qenie mbinjerëzore. Sot, çdo instrument të imponon një tërësi lëvizjesh të veçanta nga njëra-tjetra. Në kitarë, loja e gishtërinjve është një simfoni e dukshme që i paraprin muzikës, e lajmëron dhe e zgjon atë. B. King ka gishtërinj të mëdhenj, që duken të tillë kur shtrin kordat për të rrotulluar dhe zgjatur notat. Ndërsa Derek Bailey ka qenë shumë nervoz, i keqtrajtonte kordat, i transformonte me duar dhe arrinte deri aty sa të mund t‘i thyente. Po bateristët e xhazit? Shpesh shohin tjetërkund, duke i lënë duart dhe lëvizjet të lira. Të shpejtë, dridhës, përpëlitës, gjeste shkatërruese, shtrigëruese dhe shpesh çjerrëse, siç bënte Elvin Jones. Lëvizjet e tij ishin një tërmet i vërtetë. Ka të tjerë që janë më të butë e duket sikur e ledhatojnë instrumentin. Ndoshta, gjithçka nisi nga një gjest, nga një dorë, e cila luftonte egërsisht me një tambur në koncertet e "Kongo Square", në sheshin e Nju Orleansit, ku grumbulloheshin skllevër dhe ish-skllevër, të cilët u binin instrumenteve për të shfryrë dufin e tyre për lirinë aq të dëshiruar. Tromba ishte instrumenti i parë që doli në dritë me muzikën afro-amerikane në fund të viteve ‘800. Ajo të kujtonte marshin, thirrjet për t‘u grumbulluar dhe me kalimin e kohës u zbulua se mund të udhëhiqte krijimin e muzikës më origjinale dhe të re të prodhuar në Amerikë. Kjo muzikë më pas do të bënte për vete gjithë botën. Luis Armstrong ishte i rrumbullakët si tromba e tij, kur notat e saj materializonin atë bukuri të re, të paparë, që ngrihej nga kënetat e Luizianës, buzëqeshte i kënaqur dhe buzëqeshja e tij ishte vërtet ngjitëse, sepse dhuronte lumturi. Trashëgimtari i tij, Dizi Gillespie, mbushte faqet me frymë, i hante notat para se t‘i nxirrte. Paslufta i kishte shkatërruar dyshimet. Xhazistët e rinj ishin të shpejtë, të etur dhe lëvizjet e tyre dukeshin sikur të merrnin mendjen, sidomos ato të Çarli Parkerit, që dallonte nga të gjithë. Saksofonistët, liderët natyralë, prepotentë, urdhërues e autoritarë, nuk bëjnë asgjë për ta fshehur që saksi, ashtu siç ndodh me çdo instrument, është një zgjatje e trupit, zmadhim i gjesteve fizike, një protezë që transformon në nota muzikore ajrin. Madje, ai duhet të bashkëjetojë edhe me gojën, buzët dhe gjuhën, për të krijuar një harmoni të përkryer. Soni Rollins akoma sot, në moshën e tij të nderuar, arrin të çojë në ekstazë të gjithë adhuruesit e xhazit, sepse e përdor saksin si një pjesë të pandashme nga trupi i tij. Notat dalin shpejt, të bukura, të thella dhe ndonjëherë duket sikur bëjnë të këndojë edhe shpirti brenda tij; herë të tjera ikin larg si krijesa të padisiplinuara dhe rebele. Nuk mund të quhet asnjëherë një muzikë xhaz, nëse nuk shoqërohet nga lëvizjet. Telonius Monk i fuste gishtat mes tasteve sikur donte t‘i shponte, duke krijuar rreth pianos një atmosferë rrëqethëse, por kur e shikoje, përveçse ta dëgjoje, ishte një spektakël i vërtetë. Ka pasur edhe pianistë të pafuqishëm si Oskar Peterson, një fytyrë qesharake. Krahët e tij dukej sikur e thyenin tastierën dhe gjithçka papritur të dukej si një lojë fëmijësh, por me ta pianoja dukej si një shesh që duhet ta përshkojë gjerë e gjatë. Por, në një rast, edhe trupi i vogël i "plagosur" i Mishel Petrucianit i përulej aq bukur pianos. Ishte aq i vogël, sa dukej si trupi i një fëmije që duhej ta ngrinin hopa për ta ulur dhe kur ai vendosej para pianos, dukej e pamundur ta dominonte tërësisht atë instrument. Megjithatë, ia dilte mbanë, nga duart e tij dilte një energji e pashterueshme, tastet i prekte me një delikatesë të madhe dhe kur luante në piano mjaftonte të mbyllje sytë, për të imagjinuar madhështinë e tij. Edhe këngëtarët kanë pasur lëvizjet e tyre. Sinatra nuk e humbte kurrë shprehjen e një maskarai, notat e tij të buta i shoqëronte gjithmonë me shikim, ndërsa lëvizjet prej joshësi. Ndërsa Billi Holiday dukej sikur donte të këndonte në nder të një shpirti të paarritshëm, mbyllte sytë dhe nga goja i dilte një pëshpëritje engjëllore. Ella Fitzgerald ishte çapkëne, fytyra e saj përpëlitej, vezullonte, ndërsa goja e saj humbiste fjalët e shpejta të muzikës. Në xhaz ka pasur mbretër, dukë, kontë dhe secili i bënte llogaritë me veprime që lidheshin me rangun e tyre. Djuk Elington ishte madhështor, elegant dhe luante në piano me pak hijeshi, kokën e mbante drejt, për të mos humbur asnjë çast nga sytë orkestrën, që dukej se e udhëhiqte me veprime të sakta dhe të ngrohta.
Kështu, përmes një veprimi mund të tregosh pa frikë një epokë në historinë e madhe dhe të mrekullueshme të xhazit. Veprime që ishin teatrore, mashtruese, të sjellshme, pastaj bëheshin të egra, të larmishme, shpirtërore, madje edhe armiqësore. Në vitet 1970, Ornete Koleman dhe Don Çerry shpallën epokën e re të "free jazz" (xhazit të lirë), por në fund të fundit ajo liri e xhazit gjithmonë kishte kërkuar ta ngrinte atë në majat e muzikës, duke lënë mënjanë çdo dyshim. Sepse në skenë ishin shfaqur edhe njerëz të pafytyrë, provokues, që dukeshin sikur shfrynin nga inati në instrumentet e tyre, sikur donin t‘i transformonin në diçka tjetër. Dhe pas tyre erdhi "rrebeshi". Arsi Sheep dukej sikur ishte mburravec, kërkonte të dominonte skenën, ndërsa fytyrën e pikturonte me shenja primitive. Kurse Antoni Brakston i quante pjesët si formula matematike dhe në skenë dukej si një profesor që shiste mend për dijet e tij. Veprime të ndryshme dhe të mahnitshme, shenja dhe stil vetjak që nuk mund të harrohen kollaj. Ndaj, edhe tani pas kaq vitesh, të gjitha këto na vijnë të freskëta në mendje. Ajo që na shqetëson më shumë sot është fakti që t‘i rikthejmë respektin dhe vendin e "nderit" që u takon, sepse kjo është muzika më antike, muzika më klasike, ajo e vërteta, që çdo herë e çon muzikantin në sfidë me vetveten, ajo më autentikja në mbretërinë e madhe të tij. Pa truke dhe gënjeshtra, është padyshim mbreti i të gjitha rrymave.