Dashi lë mjekët të shtunën në punë, ndëshkohen ata që shkelin urdhrin
Duke filluar nga kjo e hënë dhe deri ditën e shtunë i gjithë personeli shëndetësor është i detyruar të qëndrojë në pavijone dhe shërbime nga ora 08:00 deri në 15:30. por kjo nuk të thotë që puna e tyre përfundon këtu, edhe ditën e shtunë do të ketë mbledhje dhe organizim të punës si nga shefi i pavijonit ashtu edhe nga mjekët dhe personeli mbështetës ka pohuar Dashi. Sipas tij, çdo dite stafi i Shërbimit organizon mbledhjen e mëngjesit në orën 8, nën drejtimin e Shefit të Shërbimit apo personit të caktuar nga ai, në rastet kur Shefi mungon. Për pavijonet ë cilat kanë salla të kirurgjisë, gjatë këtyre mbledhjeve do të bëhet edhe shpërndarja e operacioneve sipas urdhrit të dalë vetëm një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë. Për të gjithë shkelësit e këtij rregulli, drejtoria e QSUT-së ka parashikuar masa ndëshkuese deri në largime nga puna, gjoba apo vërejtje etj. Funksionimin më të mirë të punës në Shërbimet e QSUT Nënë Tereza dhe zbatimin me korrektësi të Statutit të QSUT-së dhe Kodit të punës. Orari zyrtar i punës nga dita e hënë deri ditën e premte është nga ora 08:00 -15 :30. Çdo ditë stafi i Shërbimit organizon mbledhjen e mëngjesit në orën 8, nën drejtimin e Shefit të Shërbimit apo personit të caktuar nga ai, në rastet kur Shefi mungon. Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë, Nr. 86, datë 16. 02. 2010, pjesë e orarit të punës është edhe dita e shtunë, nga ora 09:00 -11:30, kohë gjatë së cilës duhet të zhvillohet mbledhja javore e stafit të shërbimit, sipas detyrave të urdhrit të Ministrit. Drejtoria do të organizojë kontrolle për zbatimin në vazhdimësi të këtij urdhri. Për moszbatim të tij do të merren masa konform Statutit të QSUT-së dhe kodit të punës. Drejtori i QSUT Ilir Dashi ka urdhëruar që dita e shtunë të mos jetë pushim por një orar i zakontë si gjithë ditët e tjera të javës. Sipas urdhrit, edhe ditën e shtunë do të ketë mbledhje dhe organizim të punës si nga shefi i pavijonit ashtu edhe nga mjekët dhe personeli mbështetës. Çdo ditë stafi i Shërbimit organizon mbledhjen e mëngjesit në orën 8, nën drejtimin e Shefit të Shërbimit apo personit të caktuar nga ai, në rastet kur Shefi mungon.