Kushner viziton sot Prishtinën dhe Beogradin
PRISHTINE- Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner viziton sot Beogradin dhe Kosovën. Para se të nisej në këtë udhëtim, Kushner ka deklaruar se për Francën, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Ai gjithashtu theksoi për shtypin francez se integrimi evropian i Serbisë nuk do të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Shefi i diplomacisë franceze do të shkojë fillimisht në Beograd për t’u konfirmuar zyrtarëve serbë mbështjetjen e Francës për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Pas liberalizimit të vizave, sipas tij, marrëdhëniet e Serbisë me BE-së duhet të përparojnë drejt marrjes së statusit të vendit kandidat dhe hapjes së negociatave për anëtarësim. Por ai ka theksuar se Serbia duhet t’i zgjidhë problemet me të gjithë fqinjët e saj para se të hyjë në BE.
Pas vizitës në Beograd, Minisitri i Jashtëm i Francës pasdite shkon në Prishtinë, ku do të pritet nga krerët e institucioneve të vendit. Ai e njeh mirë Kosovën pasi ka shërbyer në këtë vend për 18 muaj si kreu i parë i UNMIK pas luftës. Kuvendi i Kosovës për nder të tij do mbajë seancë solemne.
(e.n/rel/BalkanWeb)