E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet marreveshja financiare per by pass-in e Fierit

Hapet rruga e financimit të bypassit të Fierit, një nga projekter me prioritare të Qeverisë Shqiptare. Marrëveshja për kredinë prej 35 milionë euro u nënshkkrua mes ministrit të Financave Ridvan Bode dhe dhe Zv/presidentit të BEI, Dario Scannapieco. Sipas ministrit Bode, objektivi i ndërtimit të Bypass-it të Fierit është rritja e shpejtësisë në lëvizje, çlirimi i trafikut sidomos gjatë sezonit turistik, rritja e komoditetit dhe sigurisë në rrugë e lëvizje. Kosto totale e parashikuar për realizimin e këtij projekti është rreth 81.2 milionë euro. Ai realizohet si bashkëfinancim i BEI dhe BERZH me nga një kredi prej 35 milionë euro secila. Po ashtu bashkëfinancues është edhe Kooperacionit Italian me një grant prej 1.8 milionë euro dhe Qeveria Shqiptare me një kontribut prej 9.4 milionë euro. 
Ky Bypass është pjesë e korridorit tepër të rëndësishëm Veri – Jug, për të cilin disa sektorë janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër. Projekti i referohet ndërtimit të një bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit me gjatësi afërsisht 22 km, dhe është parashikuar të zbatohet për një periudhë tre-vjeçare.
“Ky është një investim i rëndësishëm. Është në kuadër të investimeve që ne bëjmë në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri. Jemi bashkëfinancuesit më të mëdhenj dhe jemi të kënaqur që implementimi i projektiti është i suksesshëm”-deklaroi Dario Scannapieco.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›