E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti, mblidhet komisioni i ligjeve dhe grupi i PD-së

Mblidhet për të dytën herë brenda pak orëvve komisioni parlamentar i ligjeve.  I mbledhur gjatë paradites ku zyrtarizoi kandidimin e Artan Hoxhës, komisioni mblidhet sërish sot në orën 16:45 për të zyrtarizuar këtë herë kandidaturën e Bujar Nishanit.
 

Në mbledhjen e sotme Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë edhe emrin e kandidatit zyrtar të mazhorancës, Bujar Nishani pas tërheqjes së Artan Hoxhës nga kandidimi.
 

Ndërkohë vetëm gjysëm ore përpara se të zhvillohet seanca plenare do të mblidhet edhe grupi parlamentar demokrat. Mbledhja e grupit demokrat e kryesuar nga kryeministri berisha do të nisë në orën 16:30 ku pritet të zyrtarizohet edhe kandidatura e Nishanit për ta përcjellë më pas në komisionin e ligjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›