E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama pas terheqjes se Hoxhes Te gjejme zgjidhje konsensuale

Kryetari i Partisë Socialiste në një deklaratë për mediat ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e Partisë Socialiste për procesin e zgjedhjes së Presidentit. Kriza tha ai po thellohet dhe në krizë është edhe një mundësi për të dalë prej saj, duke eu shrehur se mudn të gjendet një zgjidhje konsensuale në funksion të interesave të vendit.

“Jam këtu për të përsëritur edhe një herë qëndrimin e PS-së në funksion të interesit kombëtar, është një proces që po degradon hap pas hapi dhe po rrënon besimin e sundimtarëve të parlamentit. Kandidatura e sapotërhequr është një kandidaturë që ne e refuzuam se nuk kishte arsye që ne t’i jepnin mbështetje, por kriza po thellohet dhe unë e përsëris se në krizë është edhe një mundësi, edhe një shans për të dalë prej saj drej një hapi të ri”- deklaroi Rama, i cili e konsideroi kandidaturën tjetër të propozuar nga mazhoranca, atë të Bujar Nishanit si një kandidaturë që është mishërim i PD-së dhe nuk përbën asnjë lloj konsensusi.

“Është e pa përfyturueshme që një ministër të bëhet president në kohë normale dhe jo më në moment historik dhe që dikton në emër të interesit kombëtar, që të vëmë interesin e njerëzve mbi interesin e palëve. Si mund të kalohet drejt një kandidature që është mishërim dhe nuk përfaqëson asgjë më shumë se PD-ja dhe s’përbën asnjë lloj faze për konsensus minimal”- u shpreh kreu i Opozitës.
Gjithashtu kreu i selisë rozë tha se mund të gjendet një zgjidhje konsensuale në funksion të interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
“Ne besojmë se nëse ka vullnet të mirë dhe nëse ka dëshirë për ta parë në sy të vërtetën e Shqipërisë është e mundur të gjendet një zgjidhje konsensuale, e cila do t’i jepte fund bashkimit të energjive në funksion të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe dua të rinënvizoj se ashtu si po shkojnë gjërat po vërtetohet se rruga e arsyes është rruga që çon palët në një takimin që të marrë mbështetjen e të gjitha palëve. Kriza largon palët dhe Shqipërinë nga rruga drejt perëndimit, ndërkohë që familja evropiane pret prej nesh”- përfundoi kreu i selisë rozë.

Vasili: LSI ka kontribuar për një proces të hapur dhe transparent
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një konferencë për mediat ka deklaruar se forca e tju politike do të respektojë Kushtetutën dhe afatet për presidentin, ndërsa u shpreh se LSI-ja ka dhënë kontribute për një proces të hapur dhe transparent, sikurse d9o t’i qëndrojë edhe marrëveshjes me PD-në
“LSI duke vlerësuarv në tërësinë e vet këtë proces do mbajë një pozicion në respekt të Kushtetutes dhe në funksion të zgjedhjes se Presidentit të Republikës”- thekosi nënkryetari i LSI-së.

Malaj: PS të paraqesë kandidaturat për president
Deputeti socialist Arben Malaj deklaroi se të dy palët në parlament duhet të tregohen të përgjegjshme dhe të krijojnë garë politike. Sipas tij, duhet të fitojë ai kandidat që do të sigurojë më shumë vota.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›