E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artan Kristo, çfarë thoshte për luftën e Xhihadit

20/04/2010 Zbardhen disa nga transkriptimet e CD-së

Xhihadi është luftë e shenjtë. Nuk duhet të shkojmë të vritemi, duhet të shkojmë të vrasim. Normalisht që do vritemi dhe këtë nuk e mohojmë. Por jo vetëm të vritemi se atëherë nuk është normal. Pse është lejuar për ne që të kthehemi dhe ta lëmë luftën nëse ata janë më shumë se sa ne dhe forca e tyre është e pa përballueshme për ne dhe numri i tyre është disa fish se sa ne. Pse? Sepse ka rrezik. Pse alei selam kur u kthyen hesapet nga lufta e madhe i tha ju jeni ata që keni ec përpara keni sulmu, keni luftu, keni fitu.

Ju jeni trima, ju keni fituar. Kjo është lufta. Normal që lufta është me 200 mijë ushtarë, 3 mijë me 200 mijë. Sot nuk jemi tre mijë me 200 mijë, se po të jemi do themi le të shkojmë, ta provojmë. Sot s’ka numra më. Sot është ndryshe. Sot ka butona. Por dikush mund të thotë ju jeni frikacakë, keni frikë nga raketat. Nuk kemi frikë. Myslimanët nuk kanë frikë. Uxhëmahët kanë qenë muxhahedinët më të mëdhenj. Ata e kanë udhëhequr Xhihadihn. Ne nuk kemi frikë për të bërë xhihad, por ka rregulla. Nuk do i çojmë njerëzit të vriten, por që të vrasin. Edhe nëse vritet ndonjë, dy tre 20 apo 30, s’ka problem. Çdo gjë është me istikam, me mundësi. Nuk është frikë të frikësohesh nga raketat, bombat apo B52-shi. Nuk kemi frikë as nga P-ja e as nga B-ja, por është logjika normale, që në luftë nuk shkohet për t’u vrarë, por për të vrarë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›