Artan Minarolli fillon xhirimet e filmit “Gjallë”
Autori i Lajmit: red.
Shtëpia e regjisorit të ndjerë Gëzim Erebara zgjidhet si vendi i parë i xhirimeve, për filmin “Gjallë” të Artan Minarollit. Filmi i ri është një bashkëprodhim shqiptaro-austriako-francez. Minarolli shpjegon shkurtimisht përmbajtjen e filmit se “është një skenar që tregon me anë të një gjuhe kinematografike pasojat që ka lënë gjakmarrja në realitetin tonë. Në këtë film bëhet fjalë për një student të ri, me origjinë nga veriu, i cili papritur e gjen veten në një hakmarrje të vjetër. Ai nuk mund ta vazhdojë shkollën dhe fshihet në një fshat, për të qenë më i sigurt. Më vonë kemi përballjen e tij, kur kthehet sërish në shkollë. Rikthimi i këtij studenti në shkollë nuk është si një student i thjeshtë, por si një njeri që fshihet vazhdimisht. Fati i tij komplikohet dhe është shumë e vështirë që të realizojë ëndrrën e tij ”. Mbështetja kryesore për këtë film është Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Albafilm studio. Aktori kryesor, pra studenti, është aktori i ri Nik Xhelilaj, i cili u bë i njohur me filmin “Trishtimi i zonjës Shnajder”, ku edhe aty kishte rolin kryesor. Aktorë të tjerë janë Reshat Arbana, Niada Saliasi, Tinka Kurti, Xhevdet Ferri, Luljeta Bitri, etj. “Filmi “Gjallë” mendohet të jetë gati brenda vitit 2008”,- përfundon Minarolli.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008