Në dhjetor fillon rikonstruktimi i 4 objekteve të rëndësishme kulturore
Autori i Lajmit: red.
Projekti për “Zhvillimin e qëndrueshëm dhe të integruar të trashëgimisë kulturore dhe historike të Shqipërisë” i ndërmarrë me mbështetjen financiare të delegacionit të Komisionit Evropian në Shqipëri, ka filluar të zbatohet. Ky projekt zbatohet nga “SYNTHESIS AND RESEARCH Ltd., G.Albanis dhe Fintikakis Architects” si dhe “Albanian Multi-Utilities Enterprise Sh.p.k (AME)”. Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, u shpreh sot për mediat se “Ky projekt ka si synim të konsolidojë rritjen ekonomike të rajoneve të ndryshme të vendit, nëpërmjet promovimit dhe përgatitjes së planeve për rehabilitimin e qëndrueshëm urban të qendrave të qyteteve dhe zonave me një potencial të dukshëm trashëgimie kulturore dhe historike”. Sipas zotit N.Fintikakis, bashkëpunues nga Greqia i këtij projekti, bashkitë e 12 qyteteve kanë paraqitur projekte të ndryshme për restaurimet e monumenteve kulturore dhe së bashku do të përzgjedhim se si mund të investohet më së miri fondi i caktuar, prej 3 milionë euro, nga Komunetiti Evropian (i tërhequr nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve). Pasi të shqyrtohen projektet do të caktohen 4 (katër) fituesit në katër bashkitë përkatëse. Skica e projekteve do të bëhet deri në dhjetor 2008 dhe restaurimi i tyre pritet të përfundojë brenda prillit 2009.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008