Topi pret në presidencë Kondin dhe Ramën
Autori i Lajmit: red.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti dje në Presidencë kryetarin e Gjykatës së Lartë, Thimio Kondi, i cili përfundoi mandatin e tij pranë kësaj gjykate. Takimi që vijoi me dyer të mbyllura për rreth 40 minuta, duket se ka mbetur një takim formal, ku presidenti Topi vlerësoi punën disavjeçare të Kondit në krye të Gjykatës së Lartë, por edhe eksperiencën e tij si profesionist i fushës. Nisur nga kjo eksperiencë e gjatë profesionale, Presidenti i Republikës ka shprehur besimin se bashkëpunimi me z. Kondi do të vijojë edhe në të ardhmen. Nga ana e tij, Kondi e ka falënderuar presidentin Topi, për pritjen e mbështetjen dhe e ka siguruar për gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me Kreun e Shtetit. Por përpara këtij takimi, të njoftuar për mediat, Kondi u kryqëzua në korridoret e Presidencës me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama. Takimi i Presidentit me zonjën Rama, i panjoftuar për mediat, u cilësua nga burime të Presidencës si një takim rutinë pune. Kurse nga Prokuroria e Përgjithshme burimet thanë se takimi mund të ketë lidhje me mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë më 17 qershor, që do të zgjedhë tre anëtarët e rinj, dhe ku presidenti Topi do të jetë i ftuar. Kryeprokurorja Ina Rama me apo dashjen e saj, me dosjen e Gërdecit dhe të tenderave të rrugës Durrës-Kukës, gjendet në mes të përplasjeve të mëdha politike brenda mazhorancës. Ndërkohë që takimi i saj me Topin vjen në një kohë kur ka pasur përplaje mes Kuvendit dhe Prokurorisë po ashtu dhe mes Kuvendit dhe Presidentit. Dekretet e Kreut të Shtetit për anëtarë të Gjykatës së Lartë, por dhe kërkesa për imunitetin e Mediut ka sjellë përplasje mes Topit dhe Ramës me kryeparlamentaren Topalli. Edhe pse këto përplasje kanë mbetur në kuadër të deklaratave mediatike, duket se ende duhet kohë për zgjidhjen e tyre.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008