“Nuk do të largojmë punonjës nga puna, do të rrisim pagat”
Autori i Lajmit: red.
Rezart Taçi, drejtori i Konsorciumit amerikan "Refinery Associates of Teksas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group", që fitoi pikët më të larta të vlerësimit prej 93,14 pikë për blerjen e 85% të aksioneve shtetërore të ARMO-s deklaroi dje se asnjë punonjës nuk do të hiqet nga puna. Madje ai ka shkuar më tej, duke premtuar rritje pagash për ta deri në 30 për qind që në fillim të muajit. Biznesmeni Rezart Taçi, u shpreh se "Nuk do të ketë asnjë largim nga puna për punonjësit e kompanisë ARMO, dhe për shkak të shkallës së investimeve që do të bëhen, do të ketë punësime të reja në staf dhe punonjës". Lidhur me çmimin prej 125 milionë euro që konsorciumi amerikan afroi për të blerë 85% të aksioneve të kompanisë ARMO, Taçi u shpreh se "çmimi që u ofrua, është një çmim kredibiliteti për tregun shqiptar dhe nuk është asnjëherë shumë, kur mendoj edhe si shqiptar, se ai do të shkojë për investime të reja në shkolla, në infrastrukturë, për Shqipërinë".
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008