Shkodër, qeveria austriake, 2 milionë euro për 100 apartamente
Autori i Lajmit: red.
Rreth 100 apartamente pritet të ndërtohen në qytetin e Shkodrës, përmes një fondi prej 2 milionë euro, akorduar nga qeveria austriake, në kuadër të projektit pilot për banesat sociale. Ky projekt iu dorëzua të martën kryetarit të bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, nga delegacioni austriak që drejtohej nga Ëolfgang Grossruck, kryetar i grupit parlamentar të miqësisë Austri-Shqipëri. Kryebashkiaku Luka tha se "ky projekt, i cili ka rreth një vit që diskutohet mes dy palëve, parashikon ndërtimin e rreth 100 apartamenteve banimi, në një sipërfaqe prej rreth gjashtë mijë metër katrorë". Sipas kryebashkiakut Luka, ndërtimi i këtyre apartamenteve apo banesave sociale, do të ndikojë drejtpërdrejt në zbutjen e fenomenit të strehimit në qytetin e Shkodrës. Kryetari i bashkisë sqaroi se "këto banesa nuk do të jenë për kontigjentin e të pastrehëve, por për atë kategori personash që janë punonjës në sektorë shtetërorë dhe publikë, që nuk kanë të ardhura të larta, por një punë stabël". Sipas tij, qeraja që duhet të shlyejnë qytetarët që do të përfitojnë nga këto banesa pritet të jetë në kufijtë e dy eurove për metër katror. Ai vuri në dukje se një investim i tillë është i pari i këtij lloji që aplikohet në vendin tonë nga specialistët austriakë, ndërsa nënvizoi se një formë e tillë është aplikuar nga ana e tyre në vende të ndryshme të botës, më i fundit në Malin e Zi. Pas Shkodrës, projekti pritet të zbatohet edhe në qytete të tjera të vendit tonë. Ndërtimit të këtyre banesave, që shihet si një Join Venture , pritet t i bashkangjitet edhe një financim nga aktorë të ndryshëm, duke filluar nga qeverisja qëndrore, njësitë vendore, biznesi privat, si dhe banka të ndryshme me eksperiencë në fusha të tilla, të cilat angazhohen në dhënien e kredive me interesa të ulta dhe afate të gjata shlyerje. Pjesë e këtij investimi, shtoi Luka, mund të bëhen edhe vetë të interesuarit për marrjen e këtyre banesave, që përkundër angazhimit si qiramarrës, mund të bëhen edhe blerës të tyre.
Ky lajm është publikuar: 11/06/2008