E Diel, 1 Nëntor 2026

KRRT-së së Vlorës i propozohen 23 leje ndërtimi

Autori i Lajmit: red.
Rreth 23 leje ndërtimi, detyra projektimi, studime të pjesshme e legalizim banesash, do të paraqiten në mbledhjen e radhës të KRRT-së së bashkisë së Vlorës, që do të zhvillohet të mërkurën. Drejtoresha e Planifikimit Urban, pranë Bashkisë, Oriana Stefa, tha se "mes materialeve të parashikuara për mbledhjen e ardhshme të KRRT-së, përfshihen edhe një pjesë e atyre që nuk u trajtuan në mbledhjen e muajit maj". Sipas saj, një prej çështjeve që do t u kushtohet hapësirë është ajo e studimit dhe perspektivës të një pjese të Pyllit të Sodës, në afërsi të vendit ku dikur ngrihej uzina me të njëjtin emër. Drejtoresha Stefa sqaroi se në rendin e ditës së mbledhjes përfshihen edhe një sërë kërkesash për legalizim objektesh, që do të diskutohen për miratim. Mbledhja e të mërkurës e KRRT-së së Bashkisë së Vlorës, është e treta për vitin 2008.Ky lajm është publikuar: 11/06/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›