E Diel, 1 Nëntor 2026

Artan Shkëmbi, në krye të listës së zyrtarëve që po hetohen për korrupsion

18-01-2013 / Gazeta 55

Kallëzimet e KLSH-së/Prokuroria nis hetimet për 31 zyrtarë
 
Prokuroria ka nisur hetimet për 32 zyrtarë të niveleve të ndryshme, të kallëzuar penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për vepra penale që lidhen me ushtrimin e funksioneve publike. Në një njoftim të saj, prokuroria thekson se është në proces verifikimi kallëzimi penal i referuar nga KLSH-ja edhe për 4 zyrtarë të tjerë.
Në bazë të rasteve të përcjella nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, kanë filluar hetimet për rastet si më poshtë: së pari  Prokuroria e Matit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 5 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Ujësjellës-Kanalizime, Mat. Kështu ka bërë dhe Prokuroria e Përmetit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 2 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Përmet Ndërsa Prokuroria e Sarandës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 10 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Sarandë Po ashtu Prokuroria e Pogradecit ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 6 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Pogradec, mes tyre dhe kryebashkiakun Artan Shkëmbi. Sikurse Prokuroria e Vlorës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 7 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në Bashkinë Himarë Gjithashtu Prokuroria e Tiranës ka regjistruar dhe ka filluar hetimin mbi 2 punonjës që kanë ushtruar funksione në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ndërkohë, nuk është regjistruar hetimi, por është në proces verifikimi kallëzimi mbi 4 punonjës që kanë ushtruar ose ushtrojnë funksione në komunën Bërzhitë, Tiranë. Gjithashtu organi i akuzës thekson se në zbatim të prioritetit për luftën kundër korrupsionit, po punon intensivisht mbi këto raste për të vlerësuar nëse ekzistojnë kushtet për ngritjen e akuzave ndaj zyrtarëve të kallëzuar penalisht nga KLSH-ja.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›