Artan Shkëmbi, zero investime në tregun e qytetit të Pogradecit

Vetëm nga taksa e zënies së vendit, bashkia vjel 13.1 milionë lekë në vit pa përfshire taksat dhe tarifat e tjera. Zbardhet incidenti i paradyditëve. Shumohet propaganda e PS-së. Ngjarja në banesën e Vasfi Syzos, pa asnjë lidhje me fushatën elektorale
Në 8 vite të qeverisjes së Artan Shkëmbit qytetit të Pogradecit i kanë munguar investimet nga ana e pushtetit vendor. Edhe pse qytetarëve i janë vjelë një sërë taksash dhe tarifash vendore nuk dihet destinacioni i përdorimit të shpenzimeve. Më konkretisht gjendja në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Pogradecit është tejet skandaloze. Në këtë treg mungon çdo lloj standardi për të ushtruar aktivitet dhe kryebashkiaku i Pogradecit Artan Shkëmbi as ka qenë i interesuar ndonjëherë për të investuar dhe ndryshuar këtë realitet. Sipas tregtarëve në treg gëlojnë minjtë, macet dhe bretkosat. Investimet prej vitit 2003 në tregun e këtij qyteti kanë qenë zero dhe kjo duket qartë dhe ne zërin investime për tregun për vitet 2010-2011 të cilët kanë qenë zero leke te planifikuara. Mirëpo kjo është tejet qesharake për të mos thënë rënë ku kemi parasysh faktin që vetëm nga taksa zënie vendit, bashkia e Pogradecit ka siguruar 13.111.000 leke pa përfshire taksat dhe tarifat e tjera dhe gjendja është mjerane. Deklarata e plotë e policisë, lidhur me incidentin ku u përfshi Vasfi Syzo/Dje, pas nje pune intensive nga Struktura te Komisariatit te Policise Pogradec, ne bashkepunim me sektorin operacional ne Drejtorine e Policise Qarkut Korçe dhe Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Pogradec, eshte bere e mundur finalizimi me sukses i operacionit “Tronditja”, ku eshte bere e mundur zbulimi i ngjarjes se ndodhur me dt.16.04.2011 (shkatërrimi me lende eksplozive ne banesen e shtetasit Vasfi Syzo, ne qytetin e Pogradecit). Si rezultat i operacionit eshte bere e mundur te ndalohen 3 shtetas te cilet jane shtetasit e mëposhtëshënuar: 1. Dorjan Hoxha 20 vjec lindur dhe banues ne fshatin Buçimas-Pogradec, denuar me pare per veprat penale “Goditje per shkak te detyres”, “Plagosje te lehte me dashje” dhe “Fallsifikim dhe mbajtje te kartmonedhave”. 2. Enrik Xhambazi 20 vjec, lindur dhe banues ne Fshtain Bucimas-Pogradec. 3. Altin Jashallari 28 vjec lindur ne fshatin Kalivac-Pogradec dhe banues ne fshatin Bucimas-Pogradec. Ne cilesinë e proves materiale per ngjarjen e mesiperme jane sekuestruar: 1. 6 cope kallepe 200 gramëshe, e dyshuar lende eksplozive (tritol). 2. 2.500 Fisheke model 56 kaliber 7.62 mm. 3. 11.8 gram lende e dyshuar kanabis sativa. 4. Nje automjet tip BMW me targa TR 4818 U. 5. 3 aparate telefoni celular. 6. Karta telefonike te kompanive te ndryshme. Sa me siper nga kryerja e veprimeve hetimore proceduriale rezultoi se; motivi kesaj ngjarje eshte konflikt i ndodhur ne vitin 2010 midis shtetasit Dorjan Hoxha dhe shtetasit Brijan Vasfi Syzo, (I dëmtuari) ceshtje e cila eshte ne hetim ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Pogradec. Theksojme se nga hetimet e deritanishme nuk rezulton qe kjo ngjarje te kete motive te tjera pervec motivit te siperpermendur. Njekohesisht vlen te theksohet se personat e ndaluar dyshohen si autore dhe te disa ngjarjeve te tjera te ndodhura ne Rrethin e Pogradecit. Materialet ju referuan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Pogradec, ne ngarkim te shtetasve: Dorjan Hoxha, Enerik Xhambazi dhe Altin Jashallari per veprat penale “Shkaterrimi i prones me eksploziv” “Kanosje serioze” “Mbajtje e municicioneve luftarake pa leje” dhe “Moskallezim i krimit” te parashikuar nga nenet 152/2, 278/2, 84 dhe 300 te Kodit Penal.
...