E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chelsea rikthen Grantin?

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich është i gatshëm të rikthejë Avram Grantin në Stamford Bridge, kanë njoftuar mediet angleze të hënën.

Grant ishte shkarkuar nga posti i menaxherit të gjigantit londinez edhe pse ishte një penallti larg triumfit në Ligën e Kampionëve më 2008. Por, besohet se strategu izraelit ka marrëdhënie të mira me Abramovichin dhe rusi mund ta rikthejë atë në detyrë pas startit të dobët të bërë nga Rafael Benitez pas emërimit në detyrë në vend të Roberto di Matteos.

Kurse, objektivi kryesor për edicionin e ri mbetet Pep Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›