Chivasi shkarkon Cruyffin

Johan Cruyff është shkarkuar nga posti i këshilltarit në klubin meksikan Chivas, vetëm nëntë muaj pas angazhimit.
Ish trajneri i Barcelonës mori rolin në mënyrë që të ndihmojë paraqitjet e Chivasit. Mirëpo, rezultatet e fundit nuk kanë qenë të kënaqshme dhe pronarët e klubit kanë vendosur të ndërprenë bashkëpunimin me legjendën holandeze.
“Klubi ka vendosur të shkëput kontratën e konsultimit me kompaninë e Johan Cruyffit. Kjo është për shkak të rezultateve dhe objektivave të parealizuara”, thuhej në komunikatën e Chivasit.