E Shtunë, 31 Tetor 2026

Messi motivohet nga dështimi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se dëshpërimi i edicionit të shkuar përfshirë humbjet nga Real Madridi dhe Chelsea i shërben si motivim për të triumfuar këtë stinor.

Viti i fundit i Pep Guardiolës në Nou Camp përfundoi me sukses në Copa del Rey por skuadra humbi titullin e kampionit në La Liga nga Real Madridi dhe u eliminua nga Chelsea në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, këtë stinor, Barcelona e ka filluar furishëm duke kryesuar në Kampionat dhe siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm në Ligën e Kampionëve.

“Nuk e di se çka shkoi keq sezonin e shkuar. Por, ne mund ti përdorim kujtimet e sezonit të kaluar për tu përkujdesur që mos të na ndodhin prapë, andaj duhet të jemi më të uritur se kurrë”, deklaroi Messi për ELF Voetbal.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›