E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hulk i kënaqur në Zenit

Sulmuesi i Zenit St Petersburg, Hulk ka thënë se është i kënaqur në klub duke mohuar spekulimet rreth mundësisë së largimit të tij pas rihapjes së afatit kalimtar në janar.

Ylli brazilian kaloi në Rusi gjatë verës nga Porto për rreth 55 milionë euro por bëri fillim të vështirë të aventurës në Zenit ku edhe ngjalli pakënaqësi te tifozët. Megjithatë, tani ka theksuar se nuk ka telashe dhe dëshiron të mbetet në St Petersburg.

“Jam i kënaqur. Nuk planifikoj të largohem, ndihem mirë këtu”, deklaroi Hulk gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›