Erjon Bogdani: Nëse më kërkon, si them dot jo kombëtares
Sulmuesi 34-vjeçar i Çezenës premton se mund ti vijë në ndihmë përfaqësueses kuqezi edhe edicionin e ardhshëm
Nëse mund të dallojmë një futbollist për profesionalizmin e lartë që shfaq në klubin ku luan, por edhe në kombëtare, ai është Erjon Bogdani. Hans Peter Brigel nuk e grumbulloi për vite me radhë, por ai e fitoi vendin falë punës së tij, golave të shënuar në kampionatin italian, ku vijon të mbijetojë edhe pas 10 vjetësh.
Edhe një edicion Forma e mirë që sulmuesi i Çezenës ka treguar edicionin e fundit me kombëtaren e ka detyruar presidentin Duka ti kërkojë që të mos tërhiqet para kohe, sepse skuadra ka nevojë për të: Të them të vërtetën, nuk e di nëse do ta përballoj, por unë kam folur me Dukën gjatë ndeshjeve të fundit dhe ai më ka kërkuar të vij. I kam shprehur idenë që të mos jem titullar, por të grumbullohem nëse jam mirë në klubin tim dhe nëse mund ti vij në ndihmë kombëtares. Pra, Erjon Bogdani do të luajë edhe një edicion si kuqezi.
Keqardhja për veteranët Erjon Bogdani është i vetmi nga veteranët kuqezi që është grumbulluar për dy miqësoret e radhës. Sipas tij, Lala, Skela dhe Duro, nuk mund të zëvendësohen kaq shpejt: Më vjen keq për të tre lojtarët që nuk janë më në skuadër. I kanë dhënë shumë kësaj kombëtareje dhe, për mendimin tim, është e vështirë ti zëvendësosh që në fillim. Gjithsesi, kjo është detyra e madhe e të rinjve, zëvendësimi sa më mirë i lojtarëve të larguar. Janë tre emra që nuk do të harrohen kollaj.
Situatë e përsëritur Nuk është hera e parë që Shqipëria mbetet në duart e zëvendëstrajnerit. Mustedanagiç e bëri rolin e të parit në dy eliminatore, me Bosnjën në Tiranë (1-1) dhe me Bjellorusinë në Minsk (2-0): Gjërat shkojnë shumë mirë, sikurse para një vitit, kur Kuzhe ishte i sëmurë. Pas dy miqësoreve, presidenti ka kohën e mjaftueshme për ta zgjedhur trajnerin, pasi ndeshja e radhës është në fund të shkurtit. Besoj se do të përfitojmë nga këto dy ndeshje për kolaudimin e grupit. Sigurisht që do të ishte idealja të kishim trajnerin e parë.
E ardhmja në dyshim Mund të jem te Çezena ose diku tjetër, këtë smund ta them me siguri. Ka folur me presidentin e Çezenës për këtë çështje. Skuadra ime gjendet në një moment të vështirë, megjithatë do të shoh sesi do të shkojnë gjërat deri në janar. Nëse presidenti më ka në plan, do ta vlerësoj me seriozitet, në të kundërt, do të shoh punën time.
