Arteta synon tituj me Arsenalin

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 17:45
Mikel Arteta pret të fiton tituj me Arsenalin pas dështimit për të marr çmime gjatë kohës sa ishte futbollist i Evertonit.
Edhe pse Arsenali nuk ka fituar asgjë në gjashtë vitet e fundit, Arteta beson se skuadra e tij e re do të konkurron për tituj të rëndësishëm.
“Sfida është të fitoj tituj këtu pasi në Everton nuk kam pasur rastin të bëjë një gjë të tillë. Shpresoj që ta kem këtu” tha Arteta për Sky Sports News.
29 vjeçari u transferua në Arsenal në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës nga Everton për rreth 10 milionë funte.