Reali i barabartë me Barcelonën

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 20:35
Mesfushori i Real Madridit Andel Di Maria beson se skuadra e tij ka dëshmuar se është në shkallë të barabartë me rivalin e tyre kryesor nga La Liga, Barcelonën.
Ylli argjentinas shënoi golin e fitores 1-0 në ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit të vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe lavdëroi kualitetet e gjigantit madrilen.
“Barcelona është në shkallë të njëjtë. Sezoni ka filluar dhe rezultatet tona janë të njëjta. Jo gjithçka ka shkuar sipas planit për ne të dy por ka edhe shumë deri në fund” tha Di Maria.