Libi: Vritet ish-atasheu ushtarak serb
Edhe pse nga qarqet diplomatike gazetës ‘Blic’ i ishte thënë se Radunkovic kishte vdekur si pasojë e një sulmi në zemër, të dhënat e mbledhura nga ajo tregojnë se ka shumë gjasa që ai të jetë vrarë.
Radunkovic ishte kolonel në pension i ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi, dhe ai kishte punuar si i deleguar ushtarak në Libi nga viti 2000 deri në vitin 2005. Sipas ‘Blic’, qeveria e Serbisë nuk ishte e kënaqur me mënyrën sesi Radunkovic e kryente detyrën e atasheut ushtarak, prandaj edhe e mbylli përfaqësinë e saj ushtarake në Libi në vitin 2005, për ta hapur sërish vitin e kaluar.
Radunkovic ndërkohë ishte pensionuar, megjithëse vazhdonte të udhëtonte shpesh drejt Libisë, si përfaqësues i kompanisë private nga Beogradi Kofis, e cila me Libinë tregonte me armatim.