Arti femeror...dhe dhuna
Laureta Ismailaj eshte nje artiste shqiptare qe mbaroi dje ekspozimin e puneve te saj ne Kledio, pas disa ditesh. 14 pune me materiale transparente, pune kompjuterike dhe nje vidio zberthyen nje perpjekje te autores...drejt idese se saj kunder dhunes
Ben Andoni
Laureta Ismailaj nuk e di asnjehere, nese i ka shkuar mire nje ideje te saj deri ne fund. Por, di mire se duhet ta realizoje qellimin e saj. Dhe, kur qellimi shkon me idene- atehere duhet quajtur e kryer nje pune. Keshtu ka ndodhur se fundi, me ekspoziten e artistes shqiptare, qe jeton ne SHBA dhe qe i kushtohet perballjes me dhunen. 14 pune me materiale transparente, pune kompjuterike, nje seri punesh miniaturike kane qene te ekspozuara ne "Kledio" qe nga fundi i muajit te shkuar. Ne ekspozite ka pasur edhe nje seksion te vecante te titulluar "Bukuri e ngrire", qe eshte prezantuar me nje video art. Pjese e ekspozites ishte edhe prezantimi i nje koleksioni veshjesh per femra te dizenjuara nga vete artistja. Kjo prirje e fundit, realisht, nje nga synimet e metejshme te artistes. E 2 muaj me vone, ajo vete, do jete e ekspozuar ne "Art Raw" ne nje Gallery te New York. Kjo kronike e thjeshte perben jeten e saj te artit ne kryeqytet.
Laureta ka qene e kudondodhur dhe me tej- e hapur per pyetjet dhe perballjet.
"Perdor kete material sepse edhe femra eshte e tille. E qashter, e ndjeshme dhe qe ka nevoje te perhershme per kujdes", ka thene ajo per Koha Jone. Tej modestise, Ismailaj, ka qene jo vetem e hapur, por edhe shume e cliret para gazetareve. A mos valle ka rene pak ne feminizem? JO. Kete, artistja e perjashton, ndersa mundohet qe permes punes se saj te rrefeje se gruaja eshte me shume. Ne nje disenjo te tejdukshme, te zgjidhur me ndihmen e nje instilacioni, situata e bukurise femerore, tejdukshmeria e saj i shkon gati nje personazhi modern Amazone...por qe duket sikur te dhurohet. Nje disenjo e nje femre, qe jepet lehtesisht. Serish, edhe kjo perjashtohet ne gjykimin e saj. "Femra eshte deshmitare e luftes se saj dhe kerkimit te lirise ashtu si cdo femer tjeter....". Ne ciklin e miniaturave, pak me tej, nje kukulle i ka varur nje shirit. Fakti eshte i qarte dhe hedh poshte argumentin: femra eshte akoma nje kukull, per tu pershtatur nga burri, thote vete ajo te "Gruaja Kukull". Te "Krimbi": vendosja e trupit mbi gjethe na tregon deshiren e gruas per te qene vetem dhe ne paqe...Diku tjeter, nje tel i bukur pershkon dhe gati shperthen nga kutia duke krijuar nje ndjenje shqetesuese, te ashper, te ftohte, turbulluese. Nje bukuri e tere, por krejt e ngrire...Me tej, imazhi i femres ne video, qe nga nje shtrat, ne pozicionin klasik te qendrimit, me pas..dhe ne pershkrime me realiste, shperfaq boten e saj.
E gjithe ekspozita ka treguar perceptimin e Lauretes per gruan shqiptare, qe ajo "e shikon ende te pa qete. Te trazuar dhe jo ne kushtet e saj, sesi duhet te ishte ne kete periudhe Globalizimi. Per te, Shqiperia ka ende nje rruge te gjate per emancipimin e saj".
Laureta ka nje ndjeshmeri qe te ben per vete ne te gjithe deliresine e trajtimit te materialit dhe qartesise se idese. Eksperimenton me materialin. Dhe, jo me kot, e ka zgjedhur ne pergjithesi krejt te tejdukshem. Per hir te ngrohtesise, prekjes, ne menyre qe syri te prehet qe se jashtmi me nje bote qe e lakmojne te gjithe. Ndersa perpjekja e saj vetjake shkon me tej: ne afirmimin e kesaj figure dhe percjelljen edhe botes se brendshme te saj.
Artistja ka vendosur te mos ndalet ketu. Shpreson te kete nje vend te saj ne boten e fashion. E di edhe sakrificen, por edhe cmimin e perpjekjes se saj, por edhe mundesine me te mire per t'u shprehur. Ndaj eshte e bindur qe edhe ideja e saj duhet qe te shkoje deri ne fund.
Te pakten, Tirana ia dha nje note te mire idese se saj.
Kush eshte
Ka lindur me 1972 ne Tirane. Nga vitet 1993-1997 vazhdon studimet ne Akademine e Arteve te bukura ne Tirane. Mbas kesaj perqendrohet ne NY City-SHBA, ku aty vazhdon studimet e saja dhe diplomohet ne "'Parson school of Design"'. Arti dhe dizanji kane qene gjithmone te lidhura per te.
Disa nga cmimet e marra dhe pjesemarrje ne evenimente te ndryshme kulturore:
1997- cmimi i pare "'Young &Drugged"' ne konkursin dhe ekspoziten e sponzorizuar dhe organizuar nga qendra ''Eureka'', Tirana, Albania
1996-cmimi i pare "Arts&Minds"' kategoria e studentit e sponzorizuar dhe organizuar nga Keshilli Britanik ne Tirane dhe Londer.
1996-cmimi i studentit ne "'Where we live now"', sponzorizuar dhe organizuar nga UNFPA, PNUD, ne Tirane, dhe Turqi.
1995-fituese ne "'Top 95" ne Art'95 ne Soho, New York-SHBA.
1995-Medaljen e Arte per "'Roberto Carresca"' ne Comics&Animation, Bari, Rome, Italy