E Shtunë, 31 Tetor 2026

"TIFF 6 hapet me "Heshtja e Lornes"

Fitues i Palmes per skenarin me te mire ne festivalin e Kanes, filmi shenoi me 1 dhjetor premieren e tij shqiptare. E pranishme ishte edhe aktorja shqiptare Arta Dobroshi si dhe aktori tjeter shqiptar, interpretues ne kete film, Alban Ukaj

Historia e Lornes, emigrantes shqiptare ne Belgjike, hapi mbremjen e se henes edicionin e gjashte te TIFF-it ne Tirane. Realizimi i vellezerve belge Jean-Pierre dhe Luc Dardenne "Heshtja e Lornes", fitues i Palmes per skenarin me te mire ne festivalin e Kanes, i ka sjelle shume fat aktores kosovare Arta Dobroshi. Ndersa ky film shenoi zyrtarisht hapjen e festivalit mesohet se deri tani kane ardhur mbi 800 filma nga 67 vende te ndryshme te botes. Kete vit ne edicionin e tij te gjashte, Festivali i Filmit "Tirana International Film Festival", do te zhvillohet nga data 1-7 dhjetor. Per here te pare ne nje eveniment kinematografik shqiptar, do te jene emra te medhenj, duke filluar nga Abel Ferrara, Aleksandre Rockwell, Brandon Cole, te cilet jane te ftuar ne programin special te "TIFF '08". Per publikun eshte planifikuar te shfaqet filmi i tij i fundit "13 Moons" dhe filmi i John Tuturro-s "Illuminata", si dhe do te zhvillohet nje bisede e hapur me publikun. Ne faqen e internetit te TIFF-it behet e ditur se Rockeell dhe Cole jane te pranishem edhe si partnere per nje produksion me kompanine filmike shqiptare "SKA-NDAL". Te ftuar te tjere do te jene emra si: Williem Dafo, Paolo Sorentino, Alejandro Jodoroeski, i biri i babait te kinemase Spanjolle Luis Bunuell, qe vjen si konkurrues ne edicionin e gjashte te TIFF-it, me nje nga filmat e tij, por njekohesisht edhe si prezantues i njerit prej 10 filmave me te njohur ne historine e kinemase. Ka dhe nje surprize per kinemane shqiptare, pasi eshte nje film ku interpreton i biri i te madhit Xhim Belushi, Robert Belushi, qe vjen si konkurrues ne kete edicion te gjashte te TIFF. Ka filma nga Kosova dhe Maqedonia. Disa prej filmave jane me financime te QKK-se. Programi special i ketij festivali organizohet nen kujdesin e Qendres Kombetare Kinematografike. TIFF-i serish nuk e ka pasur perkrahjen e Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe ministrit Ylli Pango.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›