Fqinji plagos ne treg policin e Pyjores
Shkoder- Sherri me fqinjin i ka kushtuar shtrenjte nje efektivi te Policise Pyjore ne Shkoder. Zef Guri eshte goditur me sende te forta ne vendin e quajtur Markata, teksa bente pazarin e dites. Policia ndaloi si te dyshuar, Gjin Lazrin, kurse motivet e krimit mendohet se jane konfliktet e shpeshta mes fqinjeve per motive te dobeta. Ngjarja ka terrorizuar qytetaret qe gjendeshin mengjesin e djeshem ne treg, ndersa per t'i shpetuar agresorit, efektivi ka qelluar dy here ne ajer me pistolete. I demtuari ka rrefyer pas mjekimit ne spitalin e Shkodres, se ne momentin qe ndodhej ne lagjen "Partizani" per te bere pazar, ka pare fqinjin e tij qe i eshte afruar dhe pa i folur, e ka goditur nga pas kokes me hekur. Sulmi ka qene i dhunshem dhe 54 vjecari eshte detyruar te qelloje me pistolete, per te trembur kundershtarin. Edhe pse u ndalua si i dyshuar, Lazri nuk e ka pranuar krimin.
R.Ll.
R.Ll.