Reforma e mësuesisë, zbardhet modeli i ri për formimin e tyre
Si do të jenë masterat për mësuesit e gjimnazeve dhe për ata të arsimit të detyruar
Jonida Tashi
Reformë të thellë në fushën e mësuesisë ka paralajmëruar dje, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, përsa i përket formimit universitar të arsimtarëve. Gjithçka është shpalosur në konferencën kombëtare “Reforma e Mësuesisë”, në qendër të së cilës ka qenë formimi universitar i mësuesve sipas standardeve europiane. Sipas kreut të Arsimit, reforma e mësuesisë përfshin riorganizimin e studimeve universitare, kualifikimin e vazhduar të mësuesve si dhe hallkat e tjera të rekrutimit dhe karrierës. Në këtë kontekst, reforma nënkupton përshtatjen e një strukture të re të studimeve, duke iu përmbajtur strukturës me tre cikle të Bolonjës. Ministri i Arsimit ka deklaruar se masteri njëvjeçar është i pamjaftueshëm për shkollën e mesme. Për këtë arsye, në të gjitha universitetet do të përshtaten studimet e Masterit në Shkencat e Edukimit me kohëzgjatje 2 vjet për mësues të shkollës së mesme të përgjithshme dhe profesionale, si dhe 1.5 vjet për mësues të shkollës së mesme të ulët (klasa 6-9). Ky model do të mbështetet kryesisht në përvojën e Finlandës, së cilës iu deshën 22 vjet që të vjelë frytet e reformës në mësuesi.
Modeli
Implementimi i modelit të përshtatur të Finlandës për formimin e mësuesve në nivelet e integruara Bachelor dhe Master do të zbatohet fillimisht në Universitetin e Elbasanit, në formën e një projekti pilot. Për të realizuar këtë model kreu i Arsimit ka kërkuar atashimin e 1-2 shkollave 9-vjeçare dhe të mesme pranë universiteteve që përgatisin mësues, për të realizuar praktikën e plotë të studentëve si dhe kërkimet shkencore në fushën e edukimit. Ndërkaq, ministri Tafaj, u ka kërkuar drejtuesve të universiteteve ngritjen e qendrave të ekselencës didaktike pranë tyre, që do të shërbejnë për kërkime shkencore në fushën e edukimit, formimin didaktik të mësuesve dhe asistentëve të universiteteve. Po ashtu, universitetet duhet të bëjnë përshtatjen e numrit të studentëve në fushën e mësuesisë, veçanërisht në nivelin Master, në përputhje me nevojat e sistemit arsimor. “Që këtë vit akademik do të ketë një ndryshim radikal të strukturës së kuotave në shkollat e larta, ku përparësi do të marrin ekonomia, shkencat teknike inxhinierike, matematika, shkencat natyrore dhe ICT”, - ka deklaruar Tafaj.
Konferenca
Ministria e Arsimit organizoi dje konferencën kombëtare “Reforma e mësuesisë”, formimi universitar i mësuesve sipas standardeve europiane. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë kryeministri i vendit, Sali Berisha, këshilltari i tij, Bardhyl Musai, drejtues të universiteteve dhe arsimit parauniversitar etj. Gjatë fjalës së tij, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, referoi mbi reformat e mësuesisë si faktor kyç për një arsim të standardeve europiane. “Objektivat e kësaj reforme u përgjigjen pyetjeve: Çfarë pritet sot nga një mësues? Çfarë aftësish dhe kualifikimesh duhet të ketë ai/ajo? Kualifikimi solid shkencor ndërdisiplinor dhe aftësimi didaktik janë të domosdoshme akoma në ditët e sotme, më shumë (roli si mësimdhënës). Aftësia si edukator, që kërkon një nivel shumë më të lartë të zotërimit të teorisë pedagogjike, sociologjike dhe psikologjike të zhvillimit dhe socializimit të fëmijëve e të të rinjve (roli i edukatorit). Zotërimi i instrumenteve të vlerësimit të kushteve ku zhvillohet procesi i shkollimit dhe efektit të tyre në mësimdhënie dhe mësimnxënie, është një parakusht i rëndësishëm, për shkak të ndryshueshmërisë shpesh, shumë të madhe, të mjedisit ku realizohet procesi i shkollimit (roli i vlerësuesit)”, – ka deklaruar kreu i Arsimit. Ndërsa kreu i qeverisë, Sali Berisha, dha mbështetjen për sistemin e Bolonjës, duke vënë në dukje se ky sistem po të mirëpërshtatet. Ai rinënvizoi se epërsia është në shkollën amerikane, pasi ky sistem është provuar i suksesshëm, “ndaj duhet të shohim drejt tij”. “Prandaj edhe Anglishtja duhet të jetë një gjuhë për të gjithë, pas gjuhës tonë amtare, pasi është gjuha e shkencës dhe teknologjisë”, - u shpreh kryeministri Berisha. Një pjesë të rëndësishme në konferencën e djeshme ka zënë edhe fjala e mbajtur nga këshilltari i kryeministrit për Arsimit, Bardhyl Musai, i cili ka treguar konkretisht se si do të zbatohet modeli i ri për formimin e mësuesve që do të jetë me kredite.
Çfarë parashikon reforma e mësuesisë
Përshtatjen e një strukture të re të studimeve, duke iu përmbajtur strukturës me tre cikle të Bolonjës.
Në të gjitha universitetet do të përshtaten studimet e Masterit në shkencat e edukimit me kohëzgjatje 2 vjet për mësues të shkollës së mesme të përgjithshme dhe profesionale si dhe 1.5 vjet për mësues të shkollës së mesme të ulët (klasa 6-9)
Implementimin e modelit të përshtatur të Finlandës për formimin e mësuesve në nivelet e integruara Bachelor dhe Master në Universitetin e Elbasanit, në formën e një projekti pilot.
Atashimin e 1-2 shkollave 9-vjeçare dhe të mesme pranë universiteteve që përgatisin mësues për të realizuar praktikën e plotë të studentëve si dhe kërkimet shkencore në fushën e edukimit. Shkolla normale bëhet pjesë e Universitetit.
Ngritjen e qendrave të ekselencës didaktike pranë universiteteve, që do të shërbejnë për kërkime shkencore në fushën e edukimit, formimin didaktik të mësuesve dhe asistentëve të universiteteve
Përshtatjen e numrit të studentëve në fushën e mësuesisë, veçanërisht në nivelin Master, në përputhje me nevojat e sistemit arsimor.
Që këtë vit akademik do të ketë një ndryshim radikal të strukturës së kuotave në shkollat e larta, ku përparësi do të marrin ekonomia, shkencat teknike inxhinierike, matematika, shkencat natyrore dhe ICT.
Platforma e re për formimin e mësuesve
Situata dhe arsyet për ndryshim
Zhvillimi strategjik i arsimit: prioritet i qeverisë
Reformimi i arsimit të lartë
Integrimi i vendit dhe procesi i Bolonjës
Kërkesat nga shoqëria për arsimin
Kërkimet për edukimin si proces
Profesioni dhe statusi i mësuesit në shoqërinë e dijes
Modeli i ri: tiparet dhe risitë
Një disiplinë minore:
Pasurimi i kompetencave lëndore të mësuesve
Përshtatshmëri sipas kushteve e madhësisë së shkollës
Kërkimi shkencor:
Futja e disiplinës në fillim të studimeve
Seminari kërkimor, në ndihmë të përgatitjes së tezës, individuale ose në grup
Komunikimi dhe teknologjia e informacionit:
Llojet e ndryshme të komunikimeve
Teknikat e prezantimit dhe ligjërimit shkollor
Teknologjia në mësimdhënie dhe të nxënët
Institucionalizimi i praktikës shkollore:
Marrëdhënie institucionale me drejtoritë arsimore
Ngritja e shkollave të praktikës në çdo fakultet
Ngritja e rrjetit të mësuesve mentorë të fakultetit
Përfundimi i studimeve me:
Mikrotezë e bazuar në kërkim
Dosje, si dëshmi e ushtrimit praktik të profesionit
Ngritja e qendrave të ekselencës për mësimdhënien:
Mundësi për inovacione në edukim
Zhvillim profesional i personelit akademik
Mundësi shërbimi për trajnimin në shërbim
Struktura e programeve
Mësuesi i shkollës së mesme të ulët 90 kredite
Mësues i shkollës së mesme të lartë 120 kredite
Lëndë formuese, jo njohuri enciklopedike
Formim i bazuar në standarde dhe kompetenca
Profesion i njohur nga kualifikimi (diplomë) dhe i licencuar për ushtrim (licencë nga komision shtetëror)
Ndryshimet që sjell modeli
Gjuha angleze nuk mësohet por përdoret për qëllime specifike
Teknologjia nuk është pajisje por mjet për zhvillim
Njohuritë nuk transmetohen por ndërtohen dhe krijohen
Rezultatet nuk maten por vlerësohen ndryshimet
Në fakultete nuk zhvillohet vetëm mësim por kërkim dhe shërbime
3 Qershor 2010