“Arti i dekorimit”, për një estetikë urbane…
04/06/2010 Është apeli për skulpturën urbane dhe objektet e parqeve njëri prej synimeve që sjell këto ditë Shefki Hadërin në një ekspozitë në galerinë “Zenit”. “Arti i dekorimit”, ekspozita personale e autorit Hadërit çelet sot dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 18 qershor. Do të jenë të ekspozuara tridhjetë objekte artistike dhe punime arti dekorativ, materiali i të cilave është terakotë dhe shamotë. Autori ka jetuar qysh prej vitit 1990 e deri në vitin e kaluar në Gjermani duke ushtruar gdhendjen dhe skulpturën. Është pjesëmarrës në disa ekspozita në vendin ku ka banuar këto dy dekadat e fundit, përveç se pjesë e grupeve projektues dhe ekzekutues të skulpturës urbane dhe objekteve të parqeve. Disa punime kanë mbetur si dëshmi e gjallë e veprës së tij në parqet e qytetit Freiburg. Teknika e punimeve të kësaj ekspozite mbart sigurisht edhe eksperiencën dhe teknologjinë gjermane sidomos materiali i baltës speciale e mirëpranuar tashmë edhe në vendet e tjera për vetinë e saj të shndërrimit me kalimin e kohës në materie tepër solide. Si dhe pjekja teknologjike në 1100-1300° celsius që e bëjnë objektin tepër rezistent ndaj kushteve atmosferike dhe të përshtatshëm për mjediset e hapura urbane.
“Është pikërisht edhe apeli për skulpturën urbane dhe objektet e parqeve njëri prej synimeve dhe dëshirës sonë për vëmendje përmes kësaj ekspozite. Duke e vënë theksin tek përmbushja estetike e mjediseve urbane si ndikues i drejtpërdrejtë i edukimit qytetar estetiko-etik dhe ekologjisë shpirtërore, por edhe zbutjes e përmirësimit me anë të dekorimit prej arti të vetë marrëdhënieve sociale”, shprehet drejtuesi i galerisë “Zenit”, Krenar Zejno, i cili bashkë me këtë e konsideron të dobishëm edhe kujdesin ndaj artit aplikativ, teknikave të gdhendjes, skulpturimit, krijimit dhe kompozimit të objekteve me destinacion sallonet, hapësirat e interierëve, ashtu edhe ato të shesheve e parqeve. Nuk mund të lihet mënjanë këtyre orientimi me traditën, me kulturën e zejeve, elementet e etnosit, afiniteti me materialet si terakota dhe guri dekorativ që përbëjnë dhe resurse të vendit. “Kjo, lidhur edhe me zgjerimin e mundësive dhe hapësirave të punësimit dhe tregjeve deri tani të kufizuara të artit, drejt atij të tipit aplikativ”, vëren ai.
E lidhur me qëllimet e mësipërme ekspozita “Arti i dekorimit” nuk prezanton pjesë retrospektive nga veprat e hershme të autorit, disa prej të cilave janë edhe në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, por pikërisht kahjen drejt zejes dhe artistizimit të objekteve. Në Galerinë “Zenit” janë të ekspozuara rreth tridhjetë punime autentike të autorit, ndonëse siç dihet elementët dekorativë rimarrin njëra-tjetrën qysh prej antikitetit. Disa prej veprave janë të kategorisë pikturë-skulpturë. Dominojnë ngjyrat natyralistike të kombinuara me elementë dekorues të tipit pagan. Ashtu si dhe prania e pajisjeve teknike që realizojnë qarkullimin e ujit dhe ndriçimin duke i bërë më të afërta, utilitare dhe estetizuese për publikun që do t’i imagjinonte, pse jo, edhe në parqet e qytetit, nëse një ditë do të ketë të tilla.