Raport psikologjik për djalin e çiftit Mula-Çako
04/06/2010 Gjykata e Tiranës lexon gjendjen e djalit si dhe kushtet e banimit të dy prindërve
Seancën e ardhshme mësohet se me kë do rrijë përfundimisht 12-vjeçari
TIRANË- Procesi i divorcit dhe i fatit të fëmijës 12-vjeçar të Inva Mulës dhe Pirro Çakos, është drejt fundit. Këtë fakt e tregon edhe administrimi i provës së fundit të regjistruar në dosjen e gjykimit në seancën e djeshme gjyqësore. Sipas gjyqtares së çështjes, psikologia e djalit lexoi raportin psikologjik të djalit të çiftit të divorcuar. Ky raport ishte përgatitur nga psikologia për një periudhë gati tremujore. Ndërkohë që të dhënat bëjnë të ditur se psikologia ka qëndruar me djalin disa javë dhe ka mësuar prej tij shumë gjëra. Të gjitha përfundimet janë hedhur në një raport përfundimtar, i cili është lexuar në gjykatë. Vetë gjyqtarja u shpreh se hollësitë mbi raportin dhe gjendjen psikologjike të djalit nuk mund të bëhen publike, për aq kohë sa ato janë private dhe shkelin të drejtat dhe liritë e të miturve. Ky raport i detajuar u lexua në prani të palëve. Nga ana tjetër u mësua se para gjykatës janë dhënë detaje që kanë lidhje edhe me gjendjen ekonomike në të cilat jetojnë prindërit e djalit. Pirro Çako dhe Inva Mula edhe pse jo zyrtarisht, figurojnë të ndarë që prej dhjetorit të vitit 2008. Në këtë periudhë, kantautori Pirro Çako në rrethana të paqarta, la shtëpinë në Francë, për t’u rikthyer jetës së kryeqytetit. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i sopranos Inva Mula. Ajo i dha të drejtë bashkëshortit të bënte jetën e tij, duke u shprehur se ai është larguar nga banesa pas një tjetër lidhjeje dashurie. E kështu, ndërsa prindërit përjetonin dashuri të ndryshme, djali ishte në mes dhe nuk mund të largohej nga të dy. Para gjykatës djali u shpreh se kishte dëshirë të jetonte me nënën e tij në Francë. Por të drejtën për ta mbajtur në shtëpi e ka edhe babai, Pirro Çako. Për këtë qëllim gjykata ka urdhëruar psikologët të shkojnë në shtëpinë e kantautorit dhe të shohin kushtet nëse janë apo jo të përshtatshme për mbajtjen e fëmijës. Seancën e ardhshme gjykata do të shprehet përfundimisht se me kë nga prindërit do të qëndrojë djali dhe sa do jetë koha që do të qëndrojë tek prindi tjetër.