I jep fund jetës me helm 59-vjeçarja
04/06/2010 Dhimbja për humbjen e djalit
BERAT- Dhimbja e madhe për humbjen e djalit një vit më parë duke se ka bërë të vështirë jetën për një 59-vjeçare nga qyteti i Beratit. Ervehe R. i ka dhënë fund jetës së saj gjatë pasdites së djeshme, duke konsumuar një sasi helmi në kushtet e rënda të një gjendje të rëndë psikologjike. Burime pranë Repartit të Urgjencës në spitalin e Beratit bënë me dije se në orët e vona të ditës së djeshme ka mbërritur e vetëhelmuar në spital 59-vjeçarja Rama, nënë e një fëmije. Gruaja është gjetur nga të afërmit e saj e vetëhelmuar në banesë dhe ndonëse është dërguar pa vonesë në spital mësohet se ka gjetur vdekjen gjatë rrugës. Bluzat e bardha konstatuan se gruaja i kish dhënë fund jetës, duke konsumuar një sasi helmi ende të përcaktuar. Ndërsa, ekspertët e policisë që hetuan rastin deklaruan se 59- vjeçarja i dha fund jetës në një gjendje të vështirë psikologjike, pasi një vit më parë kish humbur djalin e saj.