“Zogu”: Kthehem në fund të sezonit
21/02/2005 Ish-sulmuesi bardheblu flet mbi aventurën e re në kampionatin helen me Iraklis të Selanikut
Indrit Fortuzi, një emër shumë i njohur dhe i dashur për tifozët bardheblu, është duke bërë “gjëmën” edhe në Greqi. Të paktën, në të dyja ndeshjet, ku është aktivizuar me skuadrën e tij të re, Iraklis, “Zogu” nuk ka zhgënjyer me paraqitjet e tij, madje duke shënuar edhe gola. Javën e kauar, në përballjen me PAOK Selanik, sulmuesi shqiptar, i futur në lojë në 30 minutat e fundit arrin të shënojë një gol, që vlen tre pikë për skuadrën e tij. Edhe këtë javë, në ndeshjen e së shtunës kundër emrit të madh athinas, AEK, “Zogu”, këtë herë i hedhur në fushë nga minuta e parë, “bën ritin”, duke e shpërblyer besimin e trajnerit të tij me një gol, të shënuar në pjesën e dytë, e që për fat të keq është përmbysur më pas nga dy gola të AEK-ut, që e ka fituar ndeshjen me rezultatin 2-1. Megjithatë, Fortuzi duket po ai. Pak rëndësi ka nëse luan në kampionatin shqiptar, apo në atë grek. Me modestinë e tij, ish-sulmuesi bardheblu deklaron për “Metropol Sport” se “me golat e tij është duke bërë thjesht detyrën dhe se të ardhmen e tij gjithsesi e shikon larg kampionatit helen”.
Fortuzi, dy ndeshje, dy gola në kampionatin helen, si ndiheni?
Kampionati grek është një ligë e fortë, me shumë rivalitet. Prandaj unë përpiqem të jap maksimumin dhe të vihem në shërbim të skuadrës. Jam shumë i kënaqur me golat e shënuar, veçanërisht për të parin, pasi ai i vleu skuadrës tre pikë. Përsa i përket golit të shënuar të shtunën them se është akoma edhe më i rëndësishëm për mua personalisht, pasi ka ardhur kundër një skuadre me emër si AEK Athinë. Megjithatë, dua të them se pa ndihmën e skuadrës, unë s’do të kisha bërë dot asgjë.
Cilat janë synimet e skuadrës së Fortuzit, Iraklis, në kampionatin grek?
Duke parë edhe pozicionin aktual në renditje dhe kapacitetet e skuadrës, mendoj se do të luftojmë deri në fund për të fituar një vend në Kupat e Europës. Megjithatë, gjërat do të jenë të vështira, pasi me atë që tregon edhe renditja, lufta për zonën europiane është vërtet shumë e ashpër.
Pozicioni i “Zogut” në skuadër....
Në ndeshjen e parë unë u aktivizova vetëm në 30 minutat e fundit, atëherë kur shënova edhe golin, që më gëzoi pa masë, pasi i shërbeu shumë skuadrës. Ndërsa në ndeshjen e fundit, isha i pranishëm në fushë për gjithë takimin. Por mendoj se për aktivizimin tim vendos vetëm trajneri. Unë dua vetëm që ta ndihmoj skuadrën me golat e mi.
A ndjeni nostalgji për kampionatin shqiptar, qoftë edhe për tifozët tuaj të shumtë bardheblu?
Më ka marrë vërtet shumë malli. Në tokë të huaj, sado kushte të mira që të kesh, prapë e ndjen se të mungon diçka. Ngrohtësia e tifozëve, fjalët e tyre, takimet në rrugë e në stadium, më mungojnë shumë.
Cilat janë planet e Fortuzit për të ardhmen?
Kërkoj ta përfundoj këtë sezon me Iraklis, pasi aty ndihem mirë, duke qenë se jemi dy shqiptarë, bashkë me Edvinin (Murati). Por mendimi im i parë më lidh me Tiranën. Dua të kthehem atje dhe them se në qershor kjo gjë do të bëhet realitet.