Artim Pollozhani: Do doja të luaja për Shqipërinë!

Sokol Paja
Mesfushori i Dinamos shqiptaro-maqedonasi, Artim Pollozhani deklaron se arsyeja e ardhjes së tij tek ekipi i bluve të kryeqytetit është fitimi i titullit kampion. Goditja më e madhe e Dinamos gjatë merkatos dimërore, mesfushori i Koblenzit tregon se pavarësisht se aktivizohet me kombëtaren e Maqedonisë, ai do të dëshironte shumë që të luante edhe për Shqipërinë. I huazuar për gjashtë muaj në kampionatin shqiptar dhe ekipin që ka luajtur para tre vjetësh, Pollozhani deklaron se Dinamo nëse kalon me sukses provën ndaj ndjekjes më të afërt Partizanit, titulli është edhe akoma më i mundur. Në një intervistë ekskluzive për gazetën Agon shqiptaro-maqedonasi tregon se ndihet mjaft mirë në grupin ku luan për shkak të njohjes së grupit edhe më parë. Me shumë mundësi Dinamo sipas mesfushorit me tipare sulmuese, Dinamo sivjet do dalë kampion pasi i ka premisat e tilla. Mesfushori me kombësi shqiptare por me pasaportë maqedonase flet edhe në lidhje me pavarësinë e Kosovës, të cilën e quan si ngjarjen më të rëndësishme për popullin shqiptar brenda dhe jashtë kufijve. Kjo sipas tij është festa më e bukur e shqiptarëve .... Artim cili është objektivi për të cilin keni ardhur te Dinamo? Normalisht që po. Ky është edhe objektivi im kryesor që të fitoj titullin kampion këtë sezon me dinamon. Është gjynah që ta humbim këtë vit të paktën pasi kemi ecur shumë mirë dhe do të ishte e pafalshme për ne. Shpresojmë që të kalojmë me sukses këto ndeshje javë pas jave dhe të harrojmë të triumfojmë në fund. Këtë javë luajmë ndaj një rivali direkt sic është Partizani dhe besoj se po të dalim me fitore edhe në këtë takim, pastaj gjërat do të thjeshtoheshin akoma më shumë. Dinamo e sivjetshme me Dinamon e para tre viteve kur luanit ju, ka ndryshim? Dinamo e sotme me atë të para tre vitesh kur unë kam qenë pjesë e skuadrës, nuk është se ka ndonjë dallim të madh. Pak a shumë e njëjta gjë është. Është po ai grup futbollistësh me ndonjë përjashtim të vogël. Ndryshimi i vetëm është se në kohën kur unë luaja këtu ishim në vend të katërt, ndërsa tani jemi në të parin. Si ndiheni në grupin e Dinamos? Unë ngaqë kam luajtur edhe më parë këtu me këtë ekip, ndihem si në shtëpinë time. Nuk ndihem aspak i huaj. Nuk ka asnjë problem për mua që të përshtatem apo ku e di unë se cfarë. Unë e njoh grupin sepse shumica e tyre kanë luajtur edhe më parë me mua, kështu që nuk përbën asnjë problem. Cila ishte arsyeja e vërtetë që u transferuat te Dinamo nga Koblenz? Unë u transferova në Shqipëri më saktë jam huazuar për gjashtë muaj me qëllim që të luaj akoma më shumë. Në ekipin tim në Komblenz nuk kisha hapësirën e nevojshme të aktivizimit, ndaj e pashë të udhës që të vija në Shqipëri. Për të justifikuar ftesën e kombëtares maqedonase duhet që të luaja më shumë dhe për këtë zgjodha Dinamon dhe ndihem vërtetë mirë që bëra këtë zgjedhje. Si ndiheni në kombëtaren e Maqedonisë? Do donit të luanit për Shqipërinë? Cdo futbollist ka dëshirë që të luajë për kombëtaren e vendit të tij. Unë kam shumë dëshirë që të luaj edhe për kombëtaren shqiptare por e kam të pamundur pasi në bazë të rregullores së FIFA-s kjo gjë nuk më lejohet më mua. Aktivizimi një herë më Maqedoninë nuk më lejon më që të luaj për Shqipërinë. Unë isha këtu por nuk më bëri ftesë kombëtarja e Shqipërisë, ndaj ftesën e Maqedonisë nuk e hodha poshtë por e pranova. Unë mendoj se futbollistët shqiptarë të Maqedonisë duhet të jenë sa më të shumtë në kombëtaren maqedonase, pasi ne jemi popull i madh dhe kështu do të kishte edhe më shumë tifozë shqiptarë në stadiume. Një mendim për pavarësinë e Kosovës? Pavarësia e Kosovës është ngjarja më e rëndësishme për popullin shqiptar brenda dhe jashtë kufijve. Kjo është festa më e bukur e shqiptarëve. Uroj që shteti i Kosovës të ndërtojë edhe kombëtaren e futbollit dhe do të dëshiroja që shumë shpejt të bëhej edhe atje një kombëtare sa më e fuqishme dhe më kryesorja të integrohet në FIFA dhe në UEFA dhe pse jo sa më shpejt të kualifikohej në aktivitete futbollistike europiane dhe botërore.