E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool-Inter: Sfida fatsjellese per zikaltrit

AUREL BORICI
Liverpuli është një ogur i mirë për Interin në Ligën e Kampioneve. Në herën e pare dhe të vetme që këto dy skuadra janë ndeshur, zikaltrit kanë arritur të fitojnë trofeun më të rëndësishëm Evropian, madje kjo ndeshje u shoqërua edhe nga disa polemika. Përballja i takon vitit 1965, kur Inter zhvilloi ndeshjen në Anfield. Në atë kohë u përfol shumë se kjo ndeshje do arbitrohej nga një gjyqtar që simpatizonte zikaltrit. Madje sipas zërave të asaj kohe u përfol gjithashtu se ky arbitër do të kujdesej në mënyrë të vecantë për skuadrën e tij të zemrës. Por në Anfild ngjarjet shkuan ndryshe. Liverpul fitoi 3-1 dhe tifozët e saj i përcollën zikaltrit me shprehjen ‘Kthehuni në Itali'. Gjithsesi, Inter e përmbysi këtë rezultat në San Siro ku fitoi me rezultatin 3-0. Pas kësaj ndeshjeje zikaltrit nuk u ndalën më dhe arritën deri në finale të Ligës së Kampioneve, ku fituan me Benfikën 1-0. Pas 43 vjetësh kjo sfidë kthehet sërish dhe Morati e të tjerë shpresojnë në një tjetër rezultat të tillë. Për presidentin Morati është koha që Inter të dominojë edhe në Evropë dhe ky është viti i duhur. Sipas tij, skuadrës i duhet përqendrim dhe mentalitet fitues. Për sa i përket formacionit, për këtë këtë sfidë, tekniku Roberto Mancini do të ketë në dispozicion Ibrahimovic të cilin e la pushim ne fundjave, së bashku me Maikon, Stankovic, Vieira dhe Figo. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›