Han, skaner për kandidatët kuqezi

Pas takimeve Tirana-Dinamo dhe Flamurtari-Vllaznia, trajneri i kombëtares shqiptare, holandezi 59-vjecar Ari Haan, hartoi edhe në bashkëpunim me drejtuesit e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit një plan të detajuar për vëzhgimin e lojtarëve të tjerë të Kombëtares, por dhe të kandidatëve të tjerë. Sipas Tritan Kokonës, një prej zëdhënësve të FSHFsë, pasuesi i Oto Baricit do të bisedojë rreth futbollistëve dhe ndeshjeve miqësore që do të zhvillohen. Tekniku është shprehur se do të shoh nga afër lojtarët të cilët mendon se do t'i duhen kombëtares në të ardhmen dhe do të ndjekë disa seanca stërvitore të ekipeve të kategorisë superiore, ku aktivizohen lojtarë të ekipit kombëtar.
Ari Han pak ditë më parë në Marsejës u takua me zëvendëskapitenin e Kombëtares, Lorik Cana, ndërsa gjatë muajit janar grumbulloi Kombëtaren B në Antalia. Shqipëria do të zhvollojë tri ndeshje miqësore me Arabinë Saudite (21 mars), Moldavinë (26 mars) dhe Poloninë (27 maj). Ndeshja e parë zyrtare e Kombëtares nën drejtimin e Ari Hanit është ajo kundër Suedisë për eliminatoret e Botërorit të Afrikës së Jugut.