E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetohet Trapattoni: FIFA, dyshime per pagesen e tij

AUREL BORICI
Organizmi më i lartë i futbollit botëror ka ndërmend të hapë një hetim ndaj trajnerit të sapoemëruar të Irlandës, Xhovani Trapatoni. Sipas mediave angleze FIFA ka dyshime për rregulsinë e kontratës me teknikun italian pasi mendohet se gjysma e pagës do të jepet në mënyrë private nga miliarderi Denis O'Brajën. Megjithëse për momentin nuk ka asnjë klauzolë që mund të ndalojë këtë veprim, hetimi do të përfshijë të gjithë marrëveshjen dy vjecare mes Trapatonit 68 vjercar dhe Federatës irlandeze. Rreth 1 milion euro do të marrë italiani nga kontrata me kombëtaren ishullore ndërsa mënyra e pagesës nuk është e panjohur në botë. Edhe në Rusi, presidenti i Celsit, manjati Abramovic kontribuon prej disa vjetësh në pagesën e trajnerit të kombëtares Gus Hidink. ‘Do të kërkojmë detaje zyrtare për cështjen" tha një zëdhënës i FIFA-s, ndërsa Irlanda do të luajë miqësoren e parë me trapatonin në 24 shkurt. Burimi:-

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›