Cudia. Serbët e Milanos urojne kosovaret: “Urime per pavarësinë”

RESHAT IBRAHIMI, Gazeta Lajm
Shkup- Pavarësia e Kosovës e shpallur ditën e diel përvec se është uruar nga të gjithë shqiptarët mes veti, është uruar edhe në fushat e stërvitjeve në futboll. Në qendër të vëmendjes kanë qenë futbollistët nga Kosova që luajnë në kampionatin e Maqedonisë. Shumica prej tyre që aktivizohet te Milano që në mëngjesin e të hënës kanë marrë urime nga bashkëlojtarët e tyre edhe pse një pjesë e tyre të etnitetit maqedonas dhe atij serb. Mesfushori defanziv, Faruk Statovci nga Prishtina ka mbetur pak sa i habitur kur pavarësinë e Kosovës ia kanë uruar edhe dy bashkëlojtarët e tij serb në ekip. "Urime pavarësinë e Kosovës. Ky është realiteti, ju priftë e mbara ku do, edhe në futboll. Ne jemi futbollistë s'duhet të implikohemi në politikë, por kjo është një moment i vecantë, më ka thënë një bashkëlojtar serb këtu te Milano. Të them sinqerisht isha i befasuar", tha për "Lajm", Statovci. Ai e ka festuar pavarësinë e Kosovës gjatë gjithë mbrëmjes në Prishtinë me shokë e miq dhe herët në mëngjesin e së hënës është kthyer në Kumanovë. "Pasi kam arritur në Kumanovë, trajneri Gjore Jovanovski na përqafoi të gjithëve neve futbollistëve nga Kosova dhe na e uroi pavarësinë. Ishim të emocionuar. Edhe lojtarët e tjerë maqedonas na uruan lindjen e shtetit të Kosovës. Ne për këtë festë të madhe i qerosëm me ëmbëlsira gjithë lojtarët dhe shokët tanë", tha Faruk Statovci. Ish-reprezentuesi i Kosovës, Faruk Statovci ka folur edhe për futbollin kosovar dhe sfidat që e presin atë. "Në fillim do të jetë e vështirë. Duhet të pranohemi në UEFA dhe FIFA, të zgjedhim një seleksionues të mirë dhe të ecim përpara. Mendoj se Kosova ka kapacitet, kemi traditë futboll, kemi shumë lojtarë tanë që luajnë në kampionate të njohura të Evropës dhe besoj se për disa vite do të jemi skuadër që do të sfidojë skuadrat më të forta. Besoj se sërish do të marrë një ftesë që të veshë fanellën e Kosovës", përfudnoi Statovci. Te Milano prej futbollistëve nga Kosova janë Fisnik Gashi, Erdogan Brando, Faruk Statovci, Liridon Kukaj etj. Shqiptarët e Rabotnickit qerasin për pavarësinë Për pavarësinë e Kosovës ëmbëlsira kanë qerasur edhe tre futbollistët shqiptarë që luajnë te lideri i futbollit në Maqedoni, Rabotnicki Kometall. Ertan Demiri, Nderim Nexhipi dhe Minas Osmani kanë qerasur bashkëlojtarët e tyre, ndër ata edhe kryetrajnerin serb Dragolub Bekvalac. Futbollistët shqiptarë gjithashtu kanë pranuar urata nga bashkëlojtarët e tyre për formimin e shtetit të Kosovës.