Thaçi: I pari që do takoj pas fitores është Ali Ahmeti
Kreu i Partisë Demo-kratike Shqiptare në Maqedoni, Menduh Thaçi, është shprehur plotësisht optimist për fitoren në zgjedhjet e 1 qershorit dhe është zotuar se pas fitores, personi i parë politik që do të takojë për bisedime do të jetë Ali Ahmeti.
Gjatë një interviste për BBC, Thaçi i Maqedonisë është shprehur se mes dy partive të mëdha shqiptare në këtë vend duhet dhe do të tejkalohen tensionet e krijuara gjatë fushatës elektorale. I pyetur mbi akuzat e kreut të partisë rivale shqiptare në këto zgjedhje, Ali Ahmeti i BDI-së, Thaçi ka deklaruar se "të them që nuk ndjehem përgjegjës apo që nuk ndjej dhimbje, nuk mund ta them, sepse jam ndër aktorët kryesorë. Por më pak përgjegjës se të tjerët, sepse fushata jonë është shumë më moderne, fjalori ynë është shumë më i qetë, reklamat tona janë shumë më civilizuese. Akuzat për organizimin e atentatit të Ali Ahmetit janë vërtet përralla. U akuzova nja 15 ditë pasi ndodhi ai incidenti. Është një mënyrë e palejueshme për të përfituar politikisht. Nuk ka pasur kurrfarë atentati. Ka pasur dy djem të rinj, të cilët kanë reaguar në mënyrë shumë të keqe, dhe ne vazhdojmë që t'i gjykojmë rastet e tilla. Fotot e shpërndara që i tregojnë ata pas meje janë keqpërdorim. Fotot janë nxjerrë nga tubimet e hapura ku ka 2000, 3000 njerëz. Është manipulim politik", tha Menduh Thaçi, duke mohuar çdo përfshirje në ngjarjen që turbulloi të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Thaçi ka deklaruar se pret që të jetë fitues në këto zgjedhje, megjithatë sido që të ndodhë, PDSH do të pranojë rezultatin. Ai nuk beson se do të jetë humbës dhe do të hyjë në qeverinë e re të Shkupit si i tillë, por si fitues. "Megjithatë, ju e dini se ne kemi raporte tradicionale me partnerin e koalicionit (VMRO DPMNE), fitorja e tyre është e sigurt dhe se kemi projekte që na kanë mbetur përgjysmë. Ai thotë se integrimi i vendit nuk mund të sakrifikohet për shkak të çështjes së emrit me Greqinë. "Mendoj se duhet patjetër të bëhet një kompromis me Greqinë për çështjen e emrit", tha Thaçi, duke kërkuar marrëdhënie të mira fqinjësore. Sa për njohjen e Kosovës, Thaçi dënoi "sjelljen joserioze të disa liderëve politikë shqiptarë, edhe të këtushëm dhe të Kosovës. Ata tentonin që të bënin marketingje personale me këtë çështje që është shumë delikate dhe serioze. Mendoj se Maqedonia e ka pranuar në aspektin formal pavarësinë e Kosovës. Qeveria e Maqedonisë është e para që ka pranuan planin e Ahtisarit. Grupet teknike, apo komisionet që bisedojnë për çështjen e kufirit, kanë nënshkruar marrëveshje dypalëshe, kjo është njohje. Mirë është që liderët shqiptarë mos të rrahin gjoksin, sepse revoltojnë faktorë të rëndësishëm", tha ai. Pavarësisht nëse humbet ose fiton në këto zgjedhje, ai thotë se do të tërhiqet nga politika pas një kohe.