PE heq amendamentet që s’njohin pavarësinë
Parlamenti evropian ka hedhur poshtë amendamentet në tekstin e deklaratës së përbashkët të takimit në Bruksel, të cilat mohojnë pavarësinë e Kosovës.
Amendamentet u paraqitën nga deputetja greke, Ani Podimata, për të mohuar pjesët e deklaratës së përbashkët, në të cilat sugjerohet se Kosova është shtet i pavarur. Asnjë nga këto amendamente nuk u miratua, ndërsa flamuri i Kosovës së pavarur mbeti në sallë deri në fund të ditës së dytë të takimit të Kuvendit të Kosovës dhe PE-së, me gjithë protestën e Beogradit zyrtar. Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç tha se: "Vendosja e flamurit të Kosovës në Parlamentin evropian është e papranueshme, Kosova nuk është njohur si shtet nga BE", tha ai për televizionin serb RTS. Serbia paraqiti edhe një notë proteste zyrtare. Protesta u mbështet edhe nga Greqia, e cila kërkoi që Kosova të paraqitej me një flamur të UNMIK. Eurodeputetja Doris Pak që kryesoi takimin, i hodhi poshtë ankesat, duke argumentuar se PE e ka mbështetur planin e Ahtisarit. "Ne e miratuam planin e Ahtisarit dhe do t'i përmbahemi vendimit. Dy të tretat e PE miratuan vendosjen e flamurit kosovar", tha Pak. "Beogradi nuk ka punë të merret me çështjet e Parlamentit evropian, i cili e ka miratuar me shumicë votash planin e Ahtisarit", shtoi ajo. "Përshëndesim Kushtetutën e re të Kosovës, e cila është në përputhje me standardet e larta që i kërkon marrëveshja gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe theksojmë se duhet zbatuar me përpikëri", theksohet në dokumentin miratuar në PE. Delegacionet i kanë bërë thirrje sekretarit të Përgjithshëm të OKB, që të bëjë më të lehtë tranzicionin dhe të njohë EULEX-in si pjesë e pranisë ndërkombëtare në Kosovë.