Gerrard mbetet i ‘kuq’

Menaxheri i Liverpoolit Kenny Dalglish ka përkrahur kapitenin Steven Gerrard të udhëheq ekipin për vite me radhë. Mesfushori anglez ka kontratë me Liverpoolin deri më 2013 por Dalglish beson se Gerrard do të vazhdojë qëndrimin e tij në klub.
“Nuk e kam topin e kristaltë. Nuk e di se edhe sa kohë do të luan Gerrardi. Por, ai ka qenë i shkëlqyeshëm për këtë klub dhe është shembull i mirë, dhe besoj se do të vazhdon të jetë i tillë për vite me radhë. Ai është futbollist nga i cili duhet të mësojnë të tjerët” tha Dalglish për Sky Sports News.